• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rezolutat e Berishës si tallje!

June 2, 2022
in Blog

Nga Dritan Hila

Rithemelimi i kryesuar nga Berisha ka filluar dhe prodhon në seri rezoluta.

Pas asaj për Srebrenicën ka filluar puna për të përgatitur një, për të dënuar represionin serb në Kosovë.

E kotë të thuash që njeriu i cili ushtroi 13 vite pushtetin më Shqipëri kishte kohë të mjaftueshme të prodhonte sa të donte rezoluta.

Por duke u kthyer në rastin në fjalë çështja e rezolutave në Shqipëri është konsumuar aq shumë saqë hera-herës del se për çështje të caktuara janë prodhuar më shumë se një herë, duke ia humbur seriozitetin çështjes. Seriozitet i cili është në pikëpyetje që në momentin që prodhohen nga parlamenti i një vendi i cili ka peshë të vogël në arenën ndërkombëtare. Pasi kur prodhon një rezolutë për botën, duhet të jesh dikushi në botë.

E tillë është Amerika, Franca apo Britania. Dhe merr kuptim e shkakton trazira në diplomaci kur rezoluta prodhohet nga këto vende. Por rezoluta e prodhuar nga parlamenti i një vendi që 25 vite më parë mblodhi Këshillin e Sigurimit të OKB sepse u shthur brenda natës dhe detyroi botën të sillte trupa këtu për të mbajtur në terezi shqiptarët, ngjan i shpëlarë. Kur kjo iniciativë ndërmerret nga njeriu që i shkaktoi dhe çoi vendin në kolaps, bëhet qesharake.

Vetë Berisha e ka të qartë që rezolutat e prodhuara nga Shqipëria nuk kanë vlerë për tregun e jashtëm. Janë si çadrat dhe pirunët që prodhonte Ndërmarrja Metalike e Gjirokastrës. Qëllimi i tij është me dy drejtime: Të etiketojë Ramën si filoserb në hapësirën shqiptare dhe t’i japë sinjale perëndimit që ta përfillin pasi mund të shkaktojë trazira.

Për synimin e parë vështirë se qullos gjë. Shqiptarët e kanë nacionalizmin në fejsbuk. Për më tej janë shumë racionalë dhe praktikë, e si të tillë votojnë ata për të cilët kanë interes që ju bie prosperitet ekonomik dhe nuk i prish me perëndimin ku shkojnë për të punuar. Berisha ka një goxha damkë si armik i perëndimit. Shqiptarët shikojnë çmimet e lira dhe si të tilla ato serbe janë konkurruese.

Sa i takon kërcënimit që i bën perëndimit për trazira në hapësirën ballkanike, kjo nuk ka asnjë vlerë praktike. Shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë fuçi baruti dhe kjo jo për ndonjë qasje paqësore tonën, por thjesht se nuk kemi takat. Aq më pak mund të ndezë një fuçi me barut të lagur dikush që gjëmën më të madhe që ka bërë, është në Gërdec ku hodhi 26 bashkatdhetarë në erë.(Dritare.net)

Next Post

Kancelari austriak: Jo Ukraina para Ballkanit Perëndimor

Fjala për presidentin nga e djathta s’është e fundit: "Të vegjlit" mund të votojnë emrin e Ramës me një kusht

“Bombat” e Shaqir Vukajt që trondisin edhe sot politikën shqiptare

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved