• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rindërtimi, nis dhënia e granteve për banesat në Vorë dhe Rrogozhinë, 11 bashki përfitojnë 80 milionë dollarë

July 16, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Ditën e djeshme ka nisur dhënia e granteve për riparimin në mënyrë individuale të banesave të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, por që kanë pësuar dëmtime të lehta. Qeveria ka nisur shpërndarjen e fondeve për riparimin e banesave në Vorë dhe në Rrogozhinë.

Sikurse është bërë e ditur, përfituese nga këto grante pritet të jenë 1159 familje. Kryeministri Rama zhvilloi ditën e djeshme një bashkëbisedim online më kryebashkiakët e Vorës e Rrogozhinës, të cilët njoftuan për mbarëvajtjen e punës. Sipas kryeministrit Edi Rama në total për 11 bashki qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë.

“Në Bashkinë e Vorës kemi 365 përfitues për dëmet e lehta fare, 329 përfitues për dëmet e shkallës së dytë dhe 115 përfitues për dëmet e shkallës së tretë. Në total janë 176 milionë e 250 mijë lekë të cilat iu kalojnë drejtpërdrejt familjeve. Në Rrogozhinë kemi rreth 1.1 milionë dollarë që do të shpërndahen për të gjitha familjet e dëmtuara, për të bërë meremetimet sipas niveleve të dëmit”, tha Rama.

Ndërkohë, në rang vendi, shuma totale që qeveria do t’u dëmshpërblejë qytetarëve të dëmtuar do të jetë afro 80 milionë dollarë. Në këtë program mbështetjeje janë të përfshira 11 bashki në gjithë vendin. “Shuma e mbështetjes do të shkojë rreth 80 milionë dollarë, gjë që krijon padiskutim premisën që të gjitha familjet e dëmtuara të kenë mundësi të kryejnë meremetimet, apo në rastet kur i kanë kryer, të kompensohen për shpenzimet e bëra, sepse i takon qeverisë t’iu qëndrojë të gjithëve pranë dhe askush të mos mbetet vetëm në këtë proces”, tha kryeministri. S

akaq i pranishëm në takimin online ishte edhe kreu i Bashkisë Vorë. Ai tha se në Vorë ka dy zona zhvillimore. “Në Bashkinë Vorë kemi dy zona zhvillimore. Në këto dy zona kemi rreth 480 familje, të cilat kanë banesa kolektive. Pjesa tjetër janë banesa private në zona rurale”, u shpreh kryebashkiaku i Vorës, Brahimaj. Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Rrogozhinës informoi se janë 149 shtëpi individuale që do të rindërtohen dhe 3 objekte arsimore. Kryeministri Rama tha se është i bindur se kudo ku do ketë komplekse ndërtimesh të reja, cilësia e jetës do të jetë komplet ndryshe me atë që ishte deri para tërmetit të 26 nëntorit.

Next Post

E fundit/ 5000 euro cash, makinë Smart, gjerdan Ari 1500 euro e të tjera çmime: Ky është GIVEAWAY më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri

P.lagosja me a.rmë në lokalin në ish-Bllok, a.rrestohet djali i ish-deputetit të PD

Covid -19/ MSH jep të dhënat në 24 orët e fundit, humbin jetën 3 pacientë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved