• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rinumërimi për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Procesi nis javën e ardhshme, janë 610 mijë vota! Zgjat deri në 20 ditë

June 11, 2025
in Aktualitet, Debat

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranë dhe të Fierit, vendim që u mor nga dy anëtarët e PD në KAS, pritet të nisë javën e ardhshme. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, u shpreh se do të rishqyrtohen 610 301 vota të të dyja qarqeve, dhe procesi pritet që të zgjasë deri në 20 ditë.

Procesi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” dhe se do të realizohet nga stafi i KQZ, dhe jo nga subjektet politike. Kryekomisioneri sqaroi se për Tiranën, janë angazhuar 208 grupe numërimi ose 104 tavolina, ndërkohë që për qarkun e Fierit, 92 grupe numërimi ose 46 tavolina.

Kompetencat për procesin do të jenë të KAS, tha Celibashi, duke marrë parasysh se vendimmarrja ka ardhur me kërkesë të dy anëtarëve të këtij organi, konkretisht të PD, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

“KAS do të vendosë dhe disponojë mbi çdo element të këtij procesi të rinumërimit. Bëhet fjalë për rinumërimin e rreth 610301 vota për të dy qarqet, Tiranën dhe Fierin. Parashikojmë që të fillojë të hënën ose të martën e javës që vjen.”, u shpreh Celibashi, duke shtuar se nuk do të ketë nevojë për fonde shtesë.

Celibashi tha se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata me kompaninë postare DHL.

“KQZ s’do kërkojë fonde shtesë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv, Daniela Maloku.

Celibashi adresoi edhe pretendimet e opozitës për procesin e diasporës, teksa tha se është zhvilluar në mënyrë model. Sipas tij, pavarësisht disa problematikave të raportuara në Greqi, integriteti i këtij procesi të votimit nga jashtë nuk cenohet.

“Procesi i votimit nga jashtë pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi.”, tha Celibashi.

Një ditë më parë, KAS, me votat e dy anëtarëve të PD në këtë organ, vendosi rinumërimin e të gjitha votave për subjektet politike edhe në qarkun Fier, ndërsa ditë më parë vendosi hapjen e kutive edhe për Tiranën. Deri më tani ka shkuar në 1,914 numri i kutive që është vendosur të rihapen dhe të numërohen, nga 5225 në të gjithë vendin. Megjithatë, votat e Tiranës e Fierit, që përbëjnë mbi 35% të qendrave të votimit, mund të mos jenë të vetmet që do të rinumërohen.

Në KAS po shqyrtohen edhe ankimimet e PD për qarqet e tjera, për të cilat me votën e dy anëtarëve të opozitës mund të vendoset për hapje të kutive në të tjera qarqe. Të mërkurën, në KQZ do të hapen edhe 44 kutitë e qarkut të Dibrës, vetëm për votat e Partisë Demokratike, pasi do të verifikohen votat preferenciale me kërkesë të kandidatit Xhemal Gjunkshi. Cilido qoftë rezultati, kjo nuk do të ndikojë në marrjen e mandatit, pasi PD ezauroi vetëm listën e mbyllur në këtë qark.

Në Fier PD mori vetëm 4 mandate, kundrejt 12 të tjerëve që fitoi PS. Koalicioni i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, ishte shumë afër marrjes një mandati në këtë qark, por e humbi për një grusht votash. Ndërsa në Qrkun e Tiranës, PD mori 13 ndërkohë që PS siguroi 19 mandate

Next Post

NOTAT/ Kristjan Asllani "ylli" i mbrëmjes, Mitaj e Shehu 'ok'! Strakosha hero

Banjska, Serbia në kundërsulm! Ish-polici i arrestuar, Arbnor Spahiu, do akuzohet për vrasje. Avokati: S’ishte pjesë e policisë atë vit

11 qershor 1999, futja e NATO-s në Kosovë dhe çlirimi nga pushtimi serb

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved