Me një urrejtje të paparë për Ramën dhe rrobat e “grave” të tij, shpirti i Sonës së Syrit, Brisida Shehaj, e cila ka kaluar ‘hu më hu’ nga PS-ja tek LSI-ja kur e përzuri Mona dhe nga LSI-ja tek PD-ja, u rishfaq dje më dhunshëm se kurrë më parë.
E damkosur në ballë me një njollë sikleti, me tatuazh në sqetull dhe veshje deri në fyt të mbyllur, Brisida Shehaj bëri copë e çikë, Ramën, Thethin, AKU-në, derisa në fund iu turr Erinda Ballancës dhe shoqeve të saj.
“Ekspertja” e financave, sa hap e mbyll sytë u bë eksperte e ligjit. Ajo hapi manualin e avokatit të saj, pretendent për Avokat Populli dhe, filloi t’i numërojë këpucët, sandalet dhe nenet e ligjit kundërshtares së tij, Erinda Ballancës.
“Nënë Tereza” e Tatimeve të Edi Ramës, filloi të delirojë e marrë nëpër gojë duke ironizuar Gonzaton, Shefin e BE-së në Shqipëri, Marta Kosin, Komisioneren e BE-së për zgjerimin në BE, pa harruar të tallet me nivelin profesional të kryetares në ikje të Gjykatës Kushtetuese, bashkë me kryetaren e ikur të Kuvendit të Shqipërisë.
Qershinë mbi tortë të konvulsioneve të saj, konsulentja e Adnanit e kishte ruajtur për Erinda Ballancën. “Nuk besoj se ka naj vend të botës që Avokatja e Popullit bën pasarela dhe harxhon milionat e lekëve për të bë pasarela” – tha Brisi në emisionin e Sonës.
Përveç shpotive dhe përqeshjeve sikur fliste me Adnanin në Range Rover, “ekspertja” me shumë profile, hodhi një akuzë të rëndë për “kolegen” me këpucë të bukura: Ballanca ka raporte pa mbyllur… Avokatja e Popullit ka ca raporte që s’ia ka çuar asnjëherë BE-së.
Opozita e fustaneve të humbura, që ofron një nga eksperimentet më të shëmtuara të Edi Ramës, në fillimin e pushtetit të tij, nga “Ç’a problemi ka!” është kthyer në versionin “Jau çaj… ballin, bundrat e dreqit!”.
Ajo nuk ka më durim, as limit, as etikë, kur del në Syrin publik. Për sa kohë “Ballancat” dhe “Spiropalet” e kanë parakaluar në mënyrë shumë sfiduese me fustanet dhe këpucët e tyre, Brisit të Tatimeve nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të prishë gojën – live në TV.
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2025/07/VID-20250715-WA0049.mp4