• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Roland Bejko: Nuk mund t’i japim vulën ‘mbretit të gjullurdisë’ Berisha, Celibashi shkeli ligjin me vlerësimin që i bëri statusit “non grata”

March 12, 2023
in Debat

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe është i akuzuar për korrupsion. Gjatë një prononcimi për mediat dje, Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai.

Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet. “Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai, Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve.

Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij. Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akuzuar për pengim të demokracisë dhe drejtësisë? T’ia japim vulën mbretit të gjullurdisë”, deklaroi ai.

Po ashtu, ai hodhi akuza ndaj kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi. Duke iu referuar deklaratës së djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, Bejko tha se ai mbështeti publikisht Sali Berishën. “Situata e re në të cilën e vendosi kryekomisioneri Celibashi sepse dihet që ne PD, ka pengesat e veta. Pengesat janë madhore dhe mesa duket Celibashi, atë që ia donte xhani e shprehu, edhe pse nuk ia lejon ligji.

Ai u shpreh aty se po të jetë për mua, Sali Berisha do të jetë kryetar i PD ndërsa gjykata ka vendosur që të ketë tjetër kryetar dhe për këtë arsye po bëj regjistrimin. Me këto terma mendoj se Celibashit i foli Frojdi dhe xhani i Celibashit sot doli në konferencë shtypi dhe tha që e patë se edhe Celibashi e tha që PD më takon mua, Ky është kurthi, ku institucionet sipas ligjit por politikisht natyrisht dhe ne jemi këtu për të zgjidhur këtë ngërç.

Nuk jemi Sali Berisha që ta anatemojmë por edhe dele nuk jemi që meqë Celibashi shkeli ligjin duke dhënë opinionin personal dhe krijon efekte ne debatin politik. Ky është shkaku që na çon tek pasoja. Pasoja është që PD të pengohet që të futet në zgjedhje. Kujt i intereson mos futja e PD në zgjedhje? I intereson Berishës”, nënvizoi Bejko.

Next Post

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama largon Lelin dhe Gurmën, zbulohen emrat e kandidatëve të PS që lakohen për Vlorën dhe Sarandën, hyn në lojë edhe Artan Lame

Ilir Meta prezanton emrin e kandidat të tij "shëtitës" për këtë bashki: Hyri në parlament, i tmerroi të gjithë

FOTO/ "Leku letër"! Sandër Frangaj i'a "fut" Fanes, konkurs ndërkombëtar për të ndërtuar godinën e televizionit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved