• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rrëfimi i dhimbshëm i djalit të Trump: Pashë babanë live në tv duke iu shmangur plumbave, isha me fëmijët e vegjël

July 17, 2024
in Bota

Eric Trump tha se ai ishte dëshmitar i atentatit ndaj babait të tij, ish-presidentit Donald Trump, ndërsa shikonte televizor me fëmijët e tij të vegjël – duke rrëfyer se si ai “thjesht nuk mund ta besonte” atë që po shihte teksa shfaqej në ekran.

Eric, 40 vjeç, kujtoi përvojën e tmerrshme gjatë një interviste me Savannah Guthrie të NBC-së të hënën mbrëma, teksa Trump dhe mbështetësit e tij u mblodhën në Konventën Kombëtare Republikane vetëm 48 orë pas atentatit të dështuar.

“Dy ditë më parë, isha në divan me fëmijët e mi duke parë babain tim që thuajse po vritej në televizionin kombëtar,” tha Eric për momentin, kur pa të shtënat të dëgjoheshin gjatë mitingut të Trump në Butler, të shtunën në mbrëmje.

Eric ka një djalë, Luke, 6 vjeç dhe një vajzë, Carolina, 4, me gruan e tij, bashkëkryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Lara Trump.

“E pashë drejtpërdrejt… e kuptoj qartë zhurmën e një plumbi, dhe dëgjova të shtënat dhe sytë e mi shkuan drejt televizorit dhe thjesht nuk mund ta besoja atë që po shihja,” shtoi ai.

“Ti shikon menjëherë gjakun, menjëherë sheh dikë në tokë dhe nuk e di nëse është goditur disa herë, dhe thjesht po i lutesh Zotit që ata të ngrihen në këmbë. Kemi këtë ndjesi frike kur është një person i panjohur e jo më kur është familjar, është e tmerrshme”, tha ai.

Vrasësi i mundshëm Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç, qëlloi disa të shtëna me një pushkë të stilit AR nga rreth 130 metra larg podiumit ku Trump, 78 vjeç, po i drejtohej turmës.

Një plumb kapi veshin e ish-presidentit – duke dëmtuar pjesën e kafkës së tij. “Ai ka një dhimbje veshi të rëndë” tha Eric për dëmtimin e babait të tij. “Të paktën ne e dinim se ai mund të lëvizte në atë moment,” shtoi ai duke parë të atin e tij të gjakosur që u ngrit dhe tregoi grushtin e tij në ajër disa sekonda pasi plumbi e qëlloi ish-presidentin amerikan.

“Këto nuk janë momente të mira” u ankua ai. “Kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend.” Pavarësisht nga trauma e të shtënave – e cila vrau një pjesëmarrës në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë – Eric zbuloi se babai i tij këmbënguli të paraqitej në RNC siç ishte planifikuar.

“Unë fola me të 45 minuta pas atentatit dhe ai më ka thënë: “Asgjë nuk ndryshon me kongresin, unë do të jem atje”, kujton ai. Trump fillimisht planifikoi të vononte udhëtimin e tij në shtetin kryesor pas tentativës për vrasjen e tij, por njoftoi më vonë se do të jetë aty në orarin që kishte thënë paraprakisht.

Next Post

Gjykata Speciale si një gjykatë kriminale serbe: Dënon me 18 vjet burg “komandant Ujkun” e UÇK-së për gjoja "burgosjen" e 18 personave në uzinën mekanike të Kukësit

‘Do vij çdo ditë të të takoj, nuk do lodhem dhe pse s’do më përgjigjesh’! Humbi vëllain në aksident, dedikimi prekës i djalit të biznesmenit

young woman smoking electronic cigarette

Ndalohet shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved