Një avion me 49 persona në bord është rrëzuar në Rusi. Asnjë person nuk ka mbijetuar, raporton Sky News.
Avioni, i cili kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, po fluturonte nga qyteti Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit Tynda, tha guvernatori rajonal Vasily Orlov.
Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se nuk ka të mbijetuar. Trupi i avionit që po digjej u pikas nga një helikopter shpëtimi, thanë zyrtarët e emergjencave. Avioni An-24 u zhduk nga radari mbi zonë, thanë më parë zyrtarët lokalë.
Sipas agjencisë së lajmeve SHOT, ai operohej nga linja ajrore Angara.