• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 4, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja që të humbë mandatin?!

September 9, 2020
in Aktualitet, Debat

Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporcional (pa prag, si në Izrael) mund të përputhen përqindjet e partive në rang vendi me përqindjen e mandateve parlamentare të secilës parti në garë. Në çdo sistem tjetër, ekziston mundësia statistikore për shmangie mes këtyre dy përqindjeve.

Fjala vjen, në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, PS-ja siguroi zyrtarisht vetëm 48% të votave në rang vendi, por fitoi 74 mandate parlamentare (53% të mandateve të mundshme).

Në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni PS-LSI-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 57.5% të votave në rang vendi, por fitoi 83 mandate parlamentare (59.5% të mandateve të mundshme).

Në zgjedhjet e 2009-ës, koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 47% të votave në rang vendi, por fitoi 70 mandate parlamentare (50% të mandateve të mundshme).

Dhe një shmangie e madhe ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, kur koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 41% të votave në rang vendi, por fitoi 73 mandate parlamentare (52% të mandateve të mundshme).

Shembuj të tillë shmangiesh mund të gjehen kudo në historinë elektorale botërore, por aktualisht në Shqipëri pyetja është: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja, që të mos arrijë dot kuotën magjike të 71 mandateve?

Nga një simulaticion statistikor i 1000 skenarëve të ndryshëm të numrave historikë elektoralë në qarqe, më rezulton që, nëse PS-ja bie nën 45% të votave në rang vendi, është shumë i vogël probabilieti (nën 1%), që (me sistemin e vjetër elektoral) të arrijë shifrën e 71 mandateve socialiste (Shënim: Ndonjë mandat ekstra socialdemokrat apo dibran del përtej analizave statistikore…).

Ndërkohë, në qoftë se sistemi elektoral ndryshon (si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut), llogaritë statistikore ndërlikohen. Me ndryshimet e sistemit elektoral (si pasojë e 30 korrikut), PS-ja e ka luksin të bjerë edhe nën 45% të votave në rang vendi, e prapë të krijojë qeverinë (ndoshta edhe me ndihmën e pazareve politike që mund të bëhen nga dita e zgjedhjeve parlamentare, deri në mbledhjen e Kuvendit të ri…).

Next Post

A mund ta kishte larguar topin para se të hynte në portë, Elseid Hysaj? Kreshnik Spahiu hedh dyshimet e forta, publikon foton që po thyen rrjetin

Ndërpriten menjëherë xhirimet, rezulton pozitiv me koronavirus aktori i serialit turk shumë të ndjekur në Shqipëri

“O të rrofsha hesapet”! Gazetari ironizon me ministren Besa Shahini, pas njoftimit për largimin nga Shqipëria dhe qeveria: Gjynah ta krypësh shpirtin, por...

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved