• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rusia po përfiton nga djegia e mandateve të opozitës shqiptare! Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë amerikan të Mbrojtjes

March 28, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Michael Carpenter, shprehet per Top Story se është vërtetuar tashmë sesi Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë nëpër Europë, që nga Marie Le Pen e deri te “Jobik” në Hungari.

Ndaj nuk ka dyshime se ndikon edhe në Ballkan, duke përdorur mjete financiare për të mbështetur parti, politikanë individualë dhe ndonjëherë edhe OJQ, pasi kjo është mënyra ruse e të vepruarit.

“Kur deputetët e opozitës djegin mandatet dhe refuzojnë të jenë pjesë e procesit politik, duke ushqyer përçarje bipolare të politikës, kjo është toka më pjellore, situata më e përkryer që Rusia të përfitojë e të ushqejë më shumë armiqësi, përçarje dhe kaos në shoqëritë e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Provat e shfaqura në artikullin e ‘Mother Jones’ janë serioze.

Ato tregojnë lidhjen që ekziston midis aktorëve rusë dhe me interesat e PD-së në Shqipëri. Kjo është alarmante. Tregon që ekziston një lloj bashkëpunimi mes dy palëve.

Tregon që Rusia mund të jetë duke i mbështetur këto interesa, që të krijojë një kundërpeshë ndaj partisë në fuqi.

Në rastin e Shqipërisë, duket se Rusia po e provon fatin me Partinë Demokratike, që të arrijë të rrëzojë qeverinë e tanishme”, tha Michael Carpenter, ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ish-zyrtari i lartë amerikan: Ja 3 mënyrat që përdor Rusia për të ndërhyrë në Ballkan

Në “Capitol Hill”, vetëm pak metra larg Kongresit amerikan, Dr. Michael Carpenter, drejtori i Qendrës “Penn Biden” vazhdon të jetë i interesuar për çfarë ndodh në Ballkan, rajon të cilin mbulonte deri dy vite më parë, kur shërbente në Pentagon si zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

“Sigurisht, kam parë të shtohen ndërhyrjet ruse në të gjithë Ballkanin, duke përdorur kryesisht tri mënyra. Rusia përdor ndikimin e korrupsionit. Me pak fjalë, paratë e dyshimta për të ndikuar politikën, për të paguar protestues për të financuar parti. Përdorin sulme kibernetike për të marrë informacion në mënyrë të paligjshme dhe për ta hedhur atë informacion në publik. Përdor dhe dezinformim në rrjetet sociale, si dhe në mediet tradicionale, aty ku munden.

Por, nga të gjitha këto mjete, paratë e errëta dhe korrupsioni janë ndoshta më të suksesshmet në Ballkan. Në Ballkan, me më shumë korrupsion, më shumë militantizëm politik, Rusia ka më shumë mundësi që të ndikojë ngjarjet në terren. Qëllimi i Rusisë është të përhapë kaos. Kjo është ajo që ka bërë dhe në SHBA.

Po e bën edhe në Ballkan. E pamë në Maqedoni gjatë periudhës para referendumit për marrëveshjen e Prespës. E pamë në Mal të Zi, para anëtarësimit në NATO. E pamë në Shqipëri, ndoshta në nivel pak më të ulët, por e kemi parë edhe aty, me përçarjen në Shqipëri. E kemi parë në të gjithë rajonin”, tha Michael Carpenter, ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Të shtunën e 16 marsit, demonstratat në Serbi arritën kulmin, kur protestuesit dhe liderët e opozitës në Beograd sulmuan Radio Televizionin Publik, çka solli reagimin me forcë të policisë. Pikërisht në të njëjtën ditë, protestuesit në Tiranë u përleshën me policinë përpara godinës së Parlamentit. Kjo lidhje e çuditshme ngre dyshime të forta se pas këtyre protestave qëndron një ndikim i jashtëm, ai rus.

Next Post

Tri pyetjet që opozita nuk di si ti përgjigjet!

Katër rrëfime nga Bosnja

Monika e frikësuar deri në palcë, pranon se do të bëhen kurban të SPAK-ut, bashkë me Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved