• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Saliu takon preshevarët dhe u lë “amanet” trojet kosovare, më 1999 mallkoi dhe pengoi pavarësinë në Rambuje

August 4, 2018
in Aktualitet

Berisha bëri 3 thirrje: Kush firmos Pavarësisë është tradhëtar i Kosovës dhe Shqipërisë

Më 4 gusht 2018, Sali Berisha priti në takim një përfaqësi shqiptarësh të Preshevës të cilëve pasi u mbajti një leksion “atdhetarie”, u la edhe “amanetin”, që të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë Serbisë!

Është çmenduri të dëgjosh guximin amoral të këtij politikani pervers miliosheviçian e anti-shqiptar në raport me Kosovën, që u flet për pavarësinë dhe trojet e Kosovës të masakruara prej avionëve, mitrolozëve e blindave të regjimit serb, të furnizuar me naftë e municione prej pushtetit të tij kriminal!

Meqë Saliu u foli përfaqësuesve të Preshevës për Pavarësinë e Kosovës, po i kujtojmë muajt shkurt-mars 1999, kur ky agjent i UDB mallkonte dhe donte të pengonte shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në Rambuje, majde edhe duke shkuar vetë atje me maskë “patrioti”, por kosovarët dhe ndërkombëtarët e shpërfillën, si “i paftuar”!

Ka qenë data 6 shkurt 1999, kur misionari anti-shqiptar serb Sali Ram Berisha, doli publikisht kundër Pavarësisë së Kosovës, duke cilësuar “tradhëtarë të kombit shqiptar”, ata që shkuan në Rambuje, për të firmosur Aktin e Pavarësisë së Kosovës.

Sali Berisha kërkoi që delegacioni kosovar e mbarëshqiptar, të mos shkonte në Rambuje për marrëveshjen e pavarësisë, duke arritur deri në shërbimin e hapur “pro” serb, me kërkesë drejtuar përfaqësisë mbarëkombëtare shqiptare e asaj ndërkombëtare në Rambuje (grupit negociator “Ahtisari”), që marrëveshja të mos firmosej, se gjoja… “ishte në dobi të Serbisë”!

Kanë kaluar 19 vite nga takimi i Rambujes, por nuk harrohet thirrja e parë anti-pavarësi e Sali Berishës, drejtuar kosovarëve dhe faktorit mbarëkombëtar shqiptar me 2 shkurt 1999, me këtë tekst të mbetur në histori: – “Mos shkoni në Rrambuje, sepse është një kurth e farsë ndërkombëtare kundër Kosovës, mbasi kjo marrëveshje nuk jep dot zgjidhje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare, kush shkon në këtë konferencë dhe firmos është tradhtar i kombit”!

Thirrja e dytë e Berishës, iu drejtua kosovarëve e faktorit mbarëkombëtar shqiptar më 6 shkurt 1999, ditën e Konferencës së Rambujës, me këtë tekst: – “Mos firmosni Marrëveshjen e Rambujesë, mbasi po firmosni fundin e Kosovës dhe kush firmos merr përsipër turpin e tradhëtisë ndaj çështjes kombëtare shqiptare”.

Thirrjen e tretë kundër firmosjes së pavarësisë, Berisha e bëri më 23 shkurt 1999, në sallën e mbledhjes së Rambujesë, në momentin kur nisi diskutimi dhe u bë firmosja e përkohëshme e Dokumentit të Pavarësisë, duke thënë: “Mos bini viktimë e serbëve dhe ndërkombëtarëve, mbasi duke firmosur nxini faqen tuaj dhe faqen e Shqipërisë dhe Kosovës”, por Pavarësia u firmos e u shpall.

Ndërsa sot pas 19 vitesh, politikani i pacipë, që ndihmoi me naftë, armë e municione gjenocidin serb kundër kosovarëve dhe u ngjir e u raskapit si “langua”, duke lehur për të penguar pavarësinë e saj, guxon u jep leksioneve “pavarësie e atdhetarie” kosovarëve. Hapu dhê të futesh..!

 

Next Post

“Si gënjeva për virgjërinë për t’u martuar në Australi”, vajza nga Shiroka tregon vuajtjet që kaloi

Tani po vdes e qetë, mora katër jetë të qelbura, për jetën e vëllait tim

Tregimi për shtatzënat dhe bananet megjithatë është i vërtetë!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved