• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SHBA monitorim të rreptë zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit! KQZ miraton kërkesën që Ambasada Amerikane të këtë vëzhgues së saj

March 4, 2022
in Aktualitet

Ambasada Amerika do të ketë përfaqësues për të vëzhguar zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki në vend.

Kjo kërkesë e Ambasadës Amerikane u pranua ditën e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një mbledhje të zhvilluar. Në njoftimin e KQZ thuhet se u vendos akreditimi i 4 vëzhguesve. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike shqyrtoi kërkesën e Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.

Komisioneri vendosi akreditimin e 4 (katër) vëzhguesve afatshkurtër dhe 4 (katër) përkthyesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca u takuan dje me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi për të shprehur, përpara zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, mbështetjen për rolin kritik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në administrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ambasadorja Yuri Kim nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtën themelore demokratike të qytetarëve për të votuar sipas vullnetit të tyre, në qetësi, pa kërcënime apo nxitje të panevojshme. Ajo nxiti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në përputhje me ligjin dhe normat ndërkombëtare, përfshi verifikimin e kualifikimit të kandidatëve.

Ambasadorja vuri në dukje përgjegjësinë e udhëheqësve politikë për të siguruar që kualifikimet dhe cilësitë e kandidatëve të tyre pasqyrojnë respekt për votuesit shqiptarë dhe statusin e Shqipërisë si aleate në NATO dhe aspirante për në Bashkimin Evropian.

KQZ kërkesë Ministrisë së Brendshme

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë ministrisë së Brendshme për njohjen e dokumenteve të identifikimit të skaduara edhe tej datës 6 mars, për t’i dhënë mundësi atyre që të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije, se ata kanë marrë shqetësime nga disa subjekte zgjedhore se ka një numër relativisht jo të vogël të qytetarëve që i ka skaduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. KQZ argumenton se koha nga data e dekretimit për datën e zgjedhjeve deri zhvillimin e tyre, mund të mos ju ketë dhënë kohë qytetarëve të rinovojnë dokumente e skaduara të identifikimit.

“Në kuadër të përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve, KQZ ka marr shqetësim nga disa subjekte zgjedhore pjesëmarrës në këto zgjedhje mbi një numër relativisht jo të vogël të shtetasve që i ka skaduar ose u skadon vlefshmëria e kartës së ID. Në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore ju lutem të konsideroni mundësinë e vlefshmërisë të ID me afat të skaduar më tej datës 6 mars”, thuhet në kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejtuar ministrisë së Brendshme.

Next Post

Grenell rrëzon Berishën dhe e nxjerr gënjeshtar në lidhje me shkëmbimin e territoreve: Trump nuk e ka kërkuar kurrë

Nuk arriti të përmbushte misionin për të rrëzuar Bashën dhe uzurpuar selinë e PD, Berisha drejt krijimit të partisë së re me Metën, ja strategjia pas 6 marsit

Mikesha e Sali Berishës kundër futjes së Shqipërisë në BE! Pensionistja Doris Pack: Lulëzon korrupsioni dhe s’ka drejtësi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved