• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Shih lulja ime, shih sa njerëz kanë ardhur për ty”! Lizës 4 vjeçare i jepet lamtumira mes lotëve e dhimbjes

July 18, 2022
in Bota, Metro

E bukur dhe e paqtë, me një kurorë me lule të bardha në kokë, 4-vjeçarja Liza Dmytrieva, e cila u vra nga një sulm rus me raketa, u varros të dielën në Ukrainën qendrore. Prifti ortodoks nuk i mbajti dot lotët dhe duke iu drejtuar familjarëve të saj tha “e keqja nuk mund të fitojë”.

Siç shkruan Associated Press, Liza, e cila kishte sindromwn Down, ishte rrugës tek një terapist i të folurit me nënën e saj, kur raketat ruse goditën qytetin e Vinnytsia të enjten, shumë larg nga fronti i luftës. Të paktën 24 persona mbetën të vrarë, përfshirë Lizën dhe dy djem të moshës 7 dhe 8 vjeç, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe nëna e Lizës.

“Shih lulja ime! Shih sa njerëz kanë ardhur për ty”, tha gjyshja e Lizës, Larysa Dmytryshyna, ndërkohë që e përkëdhelte vogëlushen në arkivolin e hapur të mbushur me lule dhe arushë.

Babai i saj, Artem Dmytriev, qëndroi në heshtje, ndërsa lotët i rridhnin në faqe.

Nëna e Lizës, 33-vjeçarja Iryna Dmytrieva, mbetet në kujdes intensiv, në gjendje të rëndë. Familja nuk i tha se Liza varrosej të dielën, nga frika se gjendja e saj mund të përkeqësohej.

“Mami as nuk të pa sa e bukur je bërë sot”, vijoi Dmytryshyna duke vajtuar.

Kur nisi lufta, Dmytrieva dhe familja e saj u larguan nga Kievi për në Vinnytsia, një qytet që ndodhet rreth 240 kilometra në jugperëndim, që deri të enjten konsiderohej relativisht i sigurt.

Shumë pak kohë përpara shpërthimit, Dmytrieva kishte postuar një video në rrjetet sociale të vajzës së saj të vogël që ecte e lumtur nëpër rrugët e Vinnytsia.

Pas sulmit ajror rus, Shërbimi i Emergjencës Ukrainase ndau foto që tregonin trupin e saj të pajetë në tokë… Zonja e parë e Ukrainës kujtoi sa e qeshur dhe e lumtur ishte vajza e vogël kur e takoi.

“Nuk e njihja Lizën, por askush nuk mund të qëndrojë i qetë përballë kësaj. Sepse çdo varrim është hidhërim për të gjithë ne. Po humbin vëllezërit dhe motrat tona”, tha prifti ortodoks Vitalii Holoskevych, teksa shpërtheu në lot. Ai ndaloi e më pas me zërin që i dridhej shtoi: “Ne e dimë që e keqja nuk mund të fitojë”.

Next Post

E pabesueshme! Kishte hyrë disa herë në Iran: Amerika nuk lejon Xavin të udhëtojë me Barcelonën në Miami

Braçe pëplasje me Ballën! Mesazhi në grup: Kryetari që zgjodhe për PS e Lushnjes me diplomë kioske Kristal, banon në Tiranë! Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS

Qeveria ka rrëzuar "qeverinë dixhitale"! Non grata Sali iPadi: Sulmi kibernetik dhe bllokimi i shërbimeve online, është bërë nga Hacker-at e e-Albania dhe Edi Ramës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved