Avokati Romeo Kara komentoi për studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen Veliaj dhe kërkesën e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Avokati tha se nëse çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, mund të pezullohet.
Në fokus ai solli ‘precedentin Berisha’ i cili gjatë arrestit të shtëpisë nuk u paraqit në Kuvend. Avokati tha se ky është një standart i dyfishtë sepse edhe pse Berisha nuk u paraqit për 6 muaj, mandati nuk iu hoq.
“Kemi një rast i cili duhet vlerësuar hap pas hapi, duhet të reagonte Këshilli Bashkiak për mungesën mbi 3 muaj. Duhet të mësojnë të jenë korrekt me ligjin, problemet partiake nuk mund të kapërcejnë ligjet. Nëse vendi ka ngelur bosh më shumë se 3 muaj duhet të ndërmerret iniciativa. Nëse goditet ky akt në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pezullohet çdo gjë. Ligji njeh drejtimin me një nënkryetar që e delegon kryetari dhe kjo nuk ka ndodhur. Mendimi im personal, Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, por nëse Gjykata Kushtetuese e merr në dorë mund të pezullohet vendimi.
Berishës nuk iu hoq mandati si deputet kur nuk u paraqit për 6 muaj kur tha isha i detyruar sepse ndodhej në arrest shtëpie. Kjo mund të japi një indicie për vendimin pro Veliaj.
Në rastin e Veliaj do të konstatojnë që nuk është paraqitur në zyrë, nuk je paraqitur fizikisht për 3 muaj dhe ky është procedent në politikë. Është vakum ligjor dhe duhet të shihet e mira publike.”