• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shkëlqim Hajdari zbardh prapaskenat: Amerikanët po presin që SPAK të nisë hetimet që të sjellin provat kundër Berishës

February 13, 2022
in Aktualitet

Personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duket se i presin telashe nga drejtësia dhe jo vetëm.

Në vendin tonë janë disa politikanë që janë shpallur “non grata” nga DASH, njëri prej të cilëve është ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin amerikanët e akuzojnë se është përfshirë në korrupsion dhe minimin e demokracisë.

Për rrjedhojë herë pas herë Uashingtoni ka kërkuar nga autoritete shqiptare të drejtësisë që të hetojnë me përparësi të korruptuarit, sikundër është Berisha për ta. Por për të më mësuar më shumë rreth prapaskenave, dje ka folur ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat, zbuloi se amerikanët po presin që SPAK të nisë hetimet ndaj Sali Berishës që të sjellin provat kundër tij. “Ato na bëjnë thirrje që ‘hetoni, hetoni, hetoni’.

Mos harroni deklaratat e herëpashershme që bën ambasadorja e SHBA dhe ambasadori i BE, “Hetoni sepse neve kemi materiale dhe prova për zyrtarë të lartë shqiptarë, hetoni, ju na kërkoni edhe ato që si keni ju, i kemi ne dhe jua sjellim.

Edhe amerikanët nëpërmjet zv/ndihmës sekretarit të Shtetit i kanë dhënë përgjigje Sokol Ballës duke i thënë:

Ne jemi të gatshëm nëse organet ligjzbatuese do kërkojnë prova për personat “non grata” përfshirë personin në fjalë agjencitë tona ligjzbatuese janë të gatshme për t’i sjellë”, deklaroi ai.

Ngritja e BKH, sinjal pozitiv

Më tej gjatë fjalës së tij, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari shprehet i bindur se në muajt në vazhdim, në mënyrë periodike, do të ketë njerëz që do të përballen me drejtësinë, ndërsa shtoi se SPAK-ut nuk i mungon profesionalizmi, por as mbështetja e ndërkombëtarëve.

“Prokurorët dhe tre katër do të plotësojnë numrin e plotë të organikës që përcaktohet në Kushtetutë, por më e rëndësishmja është që para një muaj e gjysmë është plotësuar organika e BKH sepse duhet ta dimë që prokurorët drejtojnë hetimet.

Tashmë ata janë të plotë, kanë marrë dosje përsipër për hetim, mbështetje ndërkombëtare e faktorëve ndërkombëtarë është absolute. Pro ama, duan të nxisin organet e brendshme shqiptare që të marrin përsipër misionin për të cilin janë ndërtuar, për të ndërtuar goditjen penale me njerëz që punojnë në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ndërkohë edhe më herët ish-prokurori Hajdari ka paralajmëruar se përveç ish-ministrave Lefter Koka dhe Saimir Tahirit do të arrestohen dhe emra të tjerë. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se edhe drejtuesi i SPAK e ka bërë me dije më parë se SPAK ka në duar dosje të rëndësishme për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Sipas tij, pritet që të kemi shumë zhvillime në vazhdim. “Gjyqësori është duke bërë punën e vet.

Rezultate nga reforma në drejtësi do të ketë dhe në vazhdimësi do të ketë ngjarje. Drejtuesi i SPAK ka deklaruar vetëm pak kohë më parë, se kemi dosje të rëndësishme në duar të zyrtarëve ose ish-zyrtarëve të lartë që do t’i finalizojmë.

Ishte zoti Koka, Tahiri që u arrestuan dhe pas disa javësh mund të kemi ndonjë ministër tjetër”, nënvizoi ish-prokurori Shkëlqim Hajdari.

Next Post

Gojështhurja ndaj Ergys Mërtirit: Çfarë është Andi Bushati?!

11 huqet e ndyra të shqiptarëve

“Spurdhjak, nuk më ndalon dot mua”! PD i nxjerr Metës dhe Berishës videon që nuk do donin të ekzistonte

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved