Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë. Viktimë ka mbetur Armando Pali, dhe tre të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç si edhe një kamariere.
I plagosuri Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.
Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.
Rrëfehet presidenti i ekipit ‘Juban Danja’: Nga një farë e vogël sot ka përmasa të mëdha
Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.