• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

SHKRESA/ Rithemelimi, avokat i Kurumit: Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit, administrator në këtë kompani

August 28, 2024
in Debat, Dosja X

Kompania turke “Kurum International” që operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit rezuton të jetë prodhuesja kryesore në Shqipëri e mijëra ton mbetjeve në vit.

Investigimet mediatike nxorrën në dritë se “Kurum” fshihet pas mbetjeve të eksportuara nga porti i Durrësit, për të cilat kompania gënjeu fillimisht, duke mohuar që të kishte lidhje me eksportin. Mbetje të cilat në vend që t’i asgjesonte sipas parametrave të sigurisë, rezultoi se ia kishte shitur kompanisë “Sokolaj”.

E ndërkohë që Kurum vijoi të gënjejë, kësaj here nuk u dëgjua zëri i opozitës, e cila zakonisht nuk lë kompani shqiptare apo të huaj pa marrë në gojë, për qëllime të politikës së ditës.

Por pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum.

Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Siç tregon ky ekstrakt i QKB, në vitin 2004, kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.

Në vitin 2014, emri tregtar nga “KURUM ENERGY SH.A” , ndryshoi në “Energy Resources”, dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli. Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024.

Hastopalli nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, Lorenc Hastopalli iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

“Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kultures, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

Shih linkun e deklaratës: https://www.oranews.tv/elbasani-do-tu-kthehet-qytetareve-drejtuesi-i-fushates-se-bardhit-pd-ska-lidhje-me-blerje-votash-sajesa-te-balles

Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë.

Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit.

Next Post

Liga e Kombeve, një shans për Shqipërinë për play-off-in e Botërorit 2026. Kuqezinjtë nisin fushatën e re më 2 shtator

Sherri në Palasë, Braçe: “Sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, por shumë më tepër se kaq! Ore merruni me këtë llumin e Londrës dhe Spanjës, ku i gjejnë lekët?!

Nga rikthimi i Uzunit deri te vendimi për Brojën dhe pezullimi i Dakut, Sylvinho rezervon surpriza për ndeshjet e shtatorit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved