• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqipëri – 10 nga femrat më të bukura në 100 vite (Foto)

December 25, 2018
in Lifestyle

Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura. Në listën e mëposhtme do t’iu prezantojmë me disa nga femrat më të bukura shqiptare ndër vite.

Mbretëresha Geraldinë

Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës.

 

Sara Blloshmi

Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre.

====

Musine Kokalari

Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.

====

Margarita Xhepa

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.

====

Edi Luarasi

Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme.  Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.

====

Rajmonda Bulku

Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku. Ish- deputetja e PD, Rajmonda Bulku edhe sot e kësaj dite të mahnit me bukurinë e saj.

====

Liljana Kondakçi

Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.

====

Parashqevi Simaku

Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “You Tube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar.  Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve. Parashqevi Simaku ka qenë një figurë e kompletuar skenike, sepse përveçse shumë e talentuar ka qenë edhe shumë e bukur.

====

Eli Fara

Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.

====

Valbona Selimllari

Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.

Next Post

Dokumenti 1992: Si do u çonte Berisha italianëve ujë dhe gaz me tuba nën det?!

Kjo është kënga më e dëgjuar nga shqiptarët në vitin 2018

Të gjithë i festojnë, por shumë pak e dinë pse Krishtlindjet janë më 25 Dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved