• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqipëria në bisedime me dy gjigantë të industrisë ushtarake

June 3, 2025
in Aktualitet

Qeveria shqiptare është në bisedime me gjashtë kompani të huaja për të prodhuar pajisje ushtarake, zbuloi gjatë javës ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Negociatat po përqendrohen mbi investimet në linjat e prodhimit për artileri të rëndë, armatim të lehtë, municion, automjete të blinduara dhe uniforma ushtarake, shtoi Vengu gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Qeveria mori shprehje interesi nga 25 investitorë të huaj, përfshirë kompani me seli në SHBA dhe Izrael, vuri në dukje zyrtari i lartë shqiptar.

Partneritetet do të formohen nëpërmjet prodhuesit shtetëror të pajisjeve ushtarake Kayo, të themeluar së fundmi.

Njëra prej tyre është kompania izraelite Elbit Systems Ltd., e cila në prill të këtij viti nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me autoritetet shqiptare.

Sic mëson Albanian Post, Elbit Systems do të angazhohet për montimin e dronëve në vendin tonë, si dhe për prodhimin e armatimit të lehtë dhe artilerisë së rëndë në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat e Armatosura.

Elbit Systems është ndër kompanitë më të renditura të mbrojtjes në botë, me Globes – Israel Business News që raporton se është kompania izraelite e mbrojtjes me renditjen më të lartë në listën e Defense News për vitin 2024.

Autoritetet shqiptare pranojnë për AP-në se shumë shpejt do të kenë vepra konkrete po ashtu për rivendosjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.

Gjiganti i industrisë ushtarake amerikane, Lockheed Martin Corp. është një tjetër njohje e vjetër e Tiranës zyrtare, i cili është angazhuar në bisedime me Mbrojtjen shqiptare.

Edhe pse autoritetet vendase janë në pritje të Javelin-ëve të porositur prej vitit 2022, me Lockheed Martin janë në kontakte jo për industrinë ushtarake, por për modernizimin e Forcave të Armatosura, mësoi AP-ja.

Javelin është zhvilluar dhe prodhuar nga Javelin Joint Venture, një partneritet i Raytheon Missiles & Defense dhe Lockheed Martin.

FGM-148 Javelin është një sistem raketor portativ antitank i prodhuar nga SHBA-të që nga viti 1996 dhe i përmirësuar vazhdimisht.

Next Post

“Jam e shokuar”! Evi Kokalari "shpërthen" ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Edi Ramën

Berisha nxin Shqipërinë në Asamblenë e PPE: Shqipëria, narko-shteti i vetëm në Europë! Ka kartelet më të fuqishme

Muli kërkon të kuptojë pse Jensheri është më popullor se ai

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved