• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqiptarët kryesojnë në pronësinë e shtëpive në Europë, gjermanët, me qira

November 28, 2024
in Bota

Në një publikim të detajuar të “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi strehimin në Europë ka një sërë të dhënash në lidhje me mënyrën se si jetojnë europianët për sa i përket madhësisë së banesës dhe familjes, llojit dhe cilësisë së banesave dhe nëse e posedojnë apo marrin me qira banesën.

Më herët “Scan Intel” me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë një peshë shumë të vogël.

Por çfarë thonë të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2023?

Nëse Shqipëria më herët renditej e dyta për përqindjen më të madhe të pronarëve të banesave mes vendeve të Europës, duket se kjo tendencë ka ndryshuar sipas rezultateve të Censit 2023. Megjithatë, të dhënat thonë se sërish jemi mes vendeve me normën më të lartë të familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar.

Në Shqipëri, nga rreth 755 mijë familje gjithsej, rreth 623 mijë janë pronarë të banesës ose në proces të marrjes së aktit ligjor. E shprehur në përqindje rezulton se rreth 82.5% e familjeve kanë status pronësie të banesës, ndërkohë që 8.8% janë qiramarrës.

Në vitin 2023, rreth 69% e popullsisë së BE-së zotëronin shtëpinë e tyre, ndërsa 31% e mbetur jetonin në banesa me qira. Përqindjet më të larta të pronësisë u vunë re në Rumani, ku 96% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte shtëpinë e tyre, Sllovaki me 94% dhe Kroaci e Hungari të dyja me 91%. Pasojnë në renditje Lituania, Polonia, Bullgaria, Letonia dhe Shqipëria.

Në të gjitha vendet e BE-së, përveç Gjermanisë, zotërimi ishte më i zakonshëm. Në Gjermani, dhënia me qira ishte disi më e lartë me 52% të popullsisë që ishin qiramarrës.

Të jetosh në një shtëpi ose banesë me qira nuk ndryshon vetëm në varësi të shteteve, por gjithashtu ndryshon edhe në varësi të shkallës së urbanizimit, përkatësisht nëse jeton në një qytet apo zonë rurale, por pa lënë pa përmëndur informalitetin.

Një tjetër tregues që “Scan Intel” ka marrë në analizë është edhe madhësia e familjes.

Në BE kishte mesatarisht 2.3 persona për familje në vitin 2023, sipas shifrave. Shqipëria duket se kryeson Europën me numrin më të lartë të antarëve të një familje. Sipas shifrave të Censit, përbërja mesatare e një familje shqiptare në vitin 2023 vlerësohej në 3.2 antarë nga 3.9 që ishte në vitin 2011-të. Ndër vendet e BE-së, ky numër varionte nga 3.1 persona në Sllovaki, 2.9 në Poloni, 2.7 në Kroaci dhe Irlandë deri në 2.0 persona në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi. Vendet me numrin më të ulët ishin Finlanda dhe Lituania me 1.9 persona secili shtet.

Next Post

Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile

MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 17: Christian Eriksen of Manchester United celebrates scoring his team's sixth goal with teammates Bruno Fernandes and mun16as during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Barnsley at Old Trafford on September 17, 2024 in Manchester, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

VIDEO/ United fiton me vështirësi në Europa League, Tottenham dhe Roma ndahen në paqe

Lazio ndalet në Europa League, Besiktas zhgënjen pa Muçin, Chelsea merr fitoren e radhës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved