• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Shqiptarët rehabilitohen për Vit të Ri: Asnjë aksident me vdekje gjatë dy ditëve të para të 2022

January 2, 2022
in Aktualitet

Një fenomen i rrallë ka ndodhur gjatë dy ditëve të vitit të ri në rrugët e vendit. Policia njofton se për fat të mirë, gjatë dy ditëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë aksident me pasojë vdekjen në rrugë.

Kjo gjë nuk është e zakontë për vendin pasi kujtojmë që gjatë netëve të ndërrimit të viteve në periudhat e mëparshme kemi patur mjaft aksidente tragjike për shkaqe të ndryshme që nisin nga përdorimi i alkoolit, te shpejtësia apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën“, njofton policia.

Policia ka shtuar prezencën në rrugë gjatë këtyre ditëve për të minimizuar aksidentet.

“Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor.

Në këtë kuadër, Policia apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor, të ruajnë distancën, të mos shpejtojnë duke kryer parakalime të gabuara apo të qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, pasi të gjitha akset rrugore janë të monitoruara nga patrullat e Policisë Rrugore që janë në lëvizje me mjete të paloguara, janë të monitoruara me radarë, dronë, kamera dhe aparate forografike“, shton policia.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin vijojnë me shërbime të përforcuara, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ditëve të festave, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjithë vendin, në akset rrugore interurbane, urbane, por dhe në akset rurale, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e shtuara, duke përdorur makinën inteligjente, dronë, radarë, alkooltestues, kamera e mjete të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën.

Kjo falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive.

Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor.

Në këtë kuadër, Policia apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor, të ruajnë distancën, të mos shpejtojnë duke kryer parakalime të gabuara apo të qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, pasi të gjitha akset rrugore janë të monitoruara nga patrullat e Policisë Rrugore që janë në lëvizje me mjete të paloguara, janë të monitoruara me radarë, dronë, kamera dhe aparate forografike.

Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 janar dhe apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët që kanë treguar qytetari gjatë ditëve festive dhe u uron Gëzuar Vitin e Ri, një vit të mbarë sa më të suksesshëm, duke bashkëpunuar dhe besuar te njëri-tjetri, për të mirën e përbashkët.

Next Post

Ikonat e muzikës në "mbrojtje" të Atdheut! Parashqevi Simaku dhe Rita Ndoci dikur në zbor (Foto e rallë)

Në lupën e "Syrit" në vrimën e çelsit: Na ishte dikur një Mustafa Nano, që pozonte i lumtur përkrah Sali Berishës! (Foto)

Shtatë "bombat" e SHBA mbi Sali Berishën! Si po e shpëtojnë amerikanët Shqipërinë nga perandori i krimit dhe i shkatërrimit? PD para zgjedhjes historike

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved