• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Si nisi dosja “184” nga prokurori Ternova, miku i Zen Berishës me një kallëzim i PD dhe raportet e SHISH-it?!

June 18, 2019
in Aktualitet, Dosja X

Dosja me nr.184, është rregjistruar fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe bën fjalë për zgjedhjet lokale të 11 qershor 2016 që zhvilloheshin në Dibër, ku kandidatë ishin Muharrem Rrama i PS dhe Shrefedin Shehu i PD. Kallëzimi penal është bërë nga Partia Demokratike, e cila para zhvillimit të zgjedhjeve i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë, ku kërkonte të hetonte veprimtarinë kriminale të disa zyrtarëve të PS në Dibër dhe Tiranë, duke i akuzuar për blerje votash e ndikime të paligjshme me qëllim ndryshimin e rezultatit zgjedhor.

Kujtojmë këtu që këto zgjedhje lindën si pasojë e largimit të kryebashkiakut, Shukri Xhelili, i cili u largua nga posti i bashkiakut, pasi u kap nga kamerat duke kërkuar favore seksuale dhe duke tentuar të kryejë marëdhënie seksuale me një vajzë në këmbim të një vendi pune në bashki. Pas largimit të tij PD dhe PS, mobilizuan forcat për të kryen zgjedhje të reja.

Por të dyja palët përqëndruan në teren zyrtarë të lartë dhe personazhe me të kaluar kriminale, ku kërkonin me çdo kusht dhe me çdo formë të fitonin zgjedhjet. Në terren kanë qënë dhe agjentët e SHISH, të cilët kanë informuar PD dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për pazarat dhe personat që mereshin me blerjen e votave.

Zgjedhjet e reja, të cilat nxorrën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje. Në 2016, vetëm pak ditë 11 qershorit datës kur do zhvilloheshin zgjedhjet në Dibër, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEE-së, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një biznesmen në këtë zonë, si individi që kishte organizuar blerjen e votave në Dibër.

Materialin e PD, fillimisht e administroi prokurori Gentian Trenova, sot i shkarkuar nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit “Vetting”. Genti Trenova, një shok dhe mik i vjetër i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka filluar të hetojë njëkohësisht të marë të dhëna operative nga Shërbimi Informativ Shtetëror, në raportet e të cilit tregohej qartë se kush ishin personat që blinin votat.

Në këto kushte prokurori Genti Trenova gjatë muajit qershor 2016 ka kërkuar nëpërmjet gjykatës që të verë në përgjim mbi 20 numra telefonikë të disa personave që ndodheshin në Dibër dhe që dyshoheshin se kryenin blerjen e votave.

Këto përgjime që gazeta gjermane BILD ka botuar sot janë pikërisht në këtë periudhë kur Genti Trenova e ka pasur dosjen në duar. Në atë periudhë, asnjë person nuk u arrestua, ndërkohë që i gjithë hetimi monitorohej nga Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Nuk ka shkuar shumë muaj nga nisja e hetimit dhe prokurori Genti Trenova është larguar nga dosja hetimore me vendim të kryeprokurorit Llalla, duke u transferuar në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërkohë procedimi penal me nr. 184 i kaloi në dorë një prokurori të ri në këtë prokurori, siç ishte Klodian Braho. Në total janë rreth 60 disqe me përgjime ende të pazbardhura që qëndrojnë në këtë dosje, ndërkohë asnjë person nuk është marë nën hetim apo i pandehur, për tu çuar në gjyq dhe përballur me akuzat.

Në fokus të hetimit të prokurorisë kanë qënë efektivë të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshoheshin se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votes si dhe kanë dhënë para në këmbim të votës./shqiptarja.com

Next Post

Ja si i kishte organizuar bandat për zgjedhjet në Dibër PD, por "mercenari Bild” publikon vetëm biseda e Ramës, Gjiknuri, Ndreut dhe Gaçit

K.ërcënohet me v.dekje Lulzim Basha?! Kryetari i PD kurbani i radhës i "revolucionit demokrat" si Azem Hajdari

Dosja me 23 akuzat ndaj "hjeksit" Berisha në ambasadën amerikane! Sot nis gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit: Izet Haxhia kërkon dëshmitar kryesor Sali Berishën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved