• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Si nuk po vdes ky e të na lërë rehat!” Bashkim Ulaj vulos ndarjen Berisha-Basha!

September 28, 2018
in Aktualitet, Kryesore

Problemet partiake janë sekondare në agravimin sistematik të familjes Berisha me Bashën dhe enturazhin e tij. Këtë e vërteton dhe lëvizja e fundit e sforcuar e Bashës kundër monopoleve ku shënjestron dhe Bashkim Ulajn. Sali Berisha ka mbi dy dekada që ka përpunuar e ngritur nga hiçi agronomin Bashkim Ulaj. Natyrisht që nuk është rastësi!

Është një miqësi e disafishtë familjare që e ka burimin në genin familjar të familjes Ulaj dhe familjes Rama nga Vuthaj i Malit të Zi. Po ashtu çifti Berisha ka patur ndër vite relata të ngushta me vëllain e Bashkimit, një mjek i njohur në Mamurras. Përpos kësaj ka gjykime konspirative se pikërisht familja Ulaj ka shërbyer si ndërmjetëse e marrëdhënieve të ngushta Berisha-Gjukanoviç.

Është interesante se familja Ulaj është survejuar në vijimësi gjatë diktaturës për dyshime agjenturore nga Sigurimi i Shtetit, por njëkohësisht është përdorur prej tij për punë agjenturore, duke ju nënshtruar lojës së dyfishte!

Fakti që Sali Berisha jeton në kullën e Ulaj si dhe është instaluar me zyrë në kullën tjetër nuk lë hapsirë për koment. Jo vetëm hapësira me “carta bianca” për të ndërtuar kudo e sido që i ka dhënë Berisha, por janë dhjetra fakte të tjera që çimentojnë hamendësinë se Bashkim Ulaj është përdoruesi e manipuluesi direkt i parave të familjes Berisha.

Valbona dhe koncensioni skandaloz i HEC -ve të GENER 2 janë shembulli i kësaj lidhjeje. Jo vetëm kaq, por me ndërhyrjen direkt të Sali Berishës, Bashkim Ulajt i është dhënë dhe pushtet politik. Isuf Çelaj shok dhe ortak i Ulaj dhe kushëri i Liri Berishës pas një sërë detyrash në Ministrinë e Brendshme u gradua deputet. Nje tjetër i afërm, nip i Çelajt, Besnik Dushaj pas dy mandateve deputet vendoset kryetar Bashkie në Tropojë, pikërisht në kohën kur do ekzekutohej koncensioni i Gener 2 në Valbonë!

Me ndërhyrjen e Bashkim Ulajt kunata e ortakut të tij Artan Metalia zgjidhet deputete e PD në Lezhë! Lindita Metaliaj u gradua megjithëse kishte prejardhje tërësisht socialiste. Të gjitha këto nuk janë rastësi, por tregojnë dorën e gjatë të familjes Berisha kur është puna te interesat financiare. Këto Basha i di, por mendon se është koha për shkëputje dhe për autostaturë pavarësie. Këtë jo rrallë mes miqsh e dëshmon edhe shqiptimi rëndom nga Aurela Basha e fjalisë së njohur: “Si nuk po vdes më ky Berisha e të na lërë rehat!”

Edhe në strategjine politike të PD-se duket qartë se Berisha-Basha janë në pista diverse. Dimri plot acar ka filluar. Të shohim furinë e idhnimit të Berishës përballë tentativës për qëndresë të Lulzim Bashës.

Next Post

Bashkitë që do shpartallojnë LSI-në në zgjedhjet e 2019-s, partia e Ilir Metës humb dhe Skraparin

Edi Rama mund Berishën në vendlindjen e tij, çfarë po ndodh në Viçidol

Turp i KPA! Gjyqtari mashtrues Luan Daci, “maskon” të dhënat skandaloze dhe bëhet pjesë e Vettingut. Me ç’të drejtë gjykon të tjerët?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved