• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Si po mundohet Dumani në largim të shes një udhëtim personal si i ftuar i DASH?!

September 3, 2025
in Aktualitet, Debat

Vizita e Altin Dumanit në SHBA ka 48 orë që ka marrë kohën mediatike të diskutimit, po që ende nuk kemi një informacion zyrtar për t’iu referuar vizitës së kreut të SPAK në Departamentin e Shtetit.

Në fillimin e sezonit të emisioneve të darkës kishim mbrëmë deklarata të bujshme, në orën 21.00 të Tiranës, ndërkohë që në Uashington, ishte ende ora 15.00.

Dumani është pritur në zyrën për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, në zonën e plotë jo formale. Që do të thotë jashtë orarit zyrtar që është një sinjal i qartë protokollar. Që do të thotë, se kemi hyrë në periudhën ku zhvillohen takime për një çaj, për një kafe, apo për një diskutim ashtu kot, në përgjithësi.

E vërteta është krejt ndryshe. Altin Dumani ka qenë në SHBA si dasmor, pasi ka pasur një martesë të një mbese të tij. Fotot e gëzueshme dhe të hareshme nga gëzimi familjar, janë shpërndarë në rrjetet e dasmorëve, siç ndodh natyrshëm.

Pra logjika e një axhende misterioze, ishte më pak dramatike. Altin Dumani, siç mësohet nga kanale diplomatike, kur ka bërë të ditur arsyen e vizitës, ngase është personazh publik që përfiton edhe eskortë zyrtare, ka informuar autoritetet amerikane.

Të cilët, krejt natyrshëm, kanë përfituar nga ky rast që zyrtari më i ri në DASH, në Byronë për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, të takojë një nga zyrtarët më të rëndësishëm në Shqipëri siç është kreu i SPAK.

Një rast, natyrisht për shkëmbim mendimesh, për diskutime mbi institucionin e SPAK, të cilin SHBA e ka mbështetur ndër vite.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur, se në mungesë të një informacioni zyrtar mbi takimin, mund të analizohet logjikisht një axhendë e mundshme diskutimesh pa korniza. Që mund të jetë një ‘brefing’ për SPAK, problemin e financimeve që ka marrë nga SHBA ndër vite dhe si do të jetë e ardhmja e kësaj ndihme, por edhe një çështje tjetër.

Altin Dumani, në këto tre vjet në krye të SPAK ka edhe një popullaritet të konsiderueshëm publik, si pasojë e akteve të forta ndaj zyrtarëve e politikanëve të lartë. E në këtë logjikë nuk përjashtohet pyetja e pashmangshme në këto raste: Çfarë ke ndërmend të bësh me popullaritetin tënd?

Një pyetje që natyrisht mund ta bëjë çdo zyrtar partner që kërkon të krijojë një ide me zhvillimet e një vendi aleat. Që do të thotë nëse Dumani do të vijojë të jetë një prokuror që do të punojë në urdhrat e dikujt tjetër, apo ka vendosur që popullaritetin ta shfrytëzojë për karrierë politike.

Një dilemë që po qarkullon prej kohësh në vend, pikërisht si pasojë e këtij zhvillimi të rëndësishëm. Pasi në një farë mënyrë kemi pasur një kornizë të krijuar nga elita politike për t’i dhënë prokurorisë speciale popullaritetin që i nevojitej kësaj elite për ta përdorur në qëllimet e saj. Po pastaj? E gjithë kjo është një diskutim në rrjedhje të lirë, pasi në fund të fundit, kreu i SPAK nuk ka si të jetë një supermen, ai është një drejtues provizor drejt përfundimit të mandatit i prokurorëve që kryejnë hetime penale, të cilat do të duhen të fitojnë në gjykatë.

Kurioziteti i zyrtarit të DASH mbi atë çfarë do të ndodhë pas nëntorit, kur i mbaron mandati Dumanit, ka gjasa që të jetë mbyllur me një pyetje, pasi deri tani nuk kemi parë një vullnet politik qoftë nga SHBA apo BE për të dhënë një mandat të dytë. Për të cilën duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Pra në fund të fundit, ka pasur një takim normal me një zyrtar të lartë që ka ndodhur në Uashington, edhe si dasmor. I cili është pritur vonë në darkë, për një aperitiv informal. Kështu që i gjithë zulmi mediatik i darkës, ka qenë më shumë një përrua psiqik, i cili nuk është çudi që të jetë i orientuar politikisht. E në fakt këtu është dilema, por të presim të flasin protagonistët…/Pamfleti

Next Post

Problemet e hapura që ka SPAK me mbështetjen politike të SHBA

Dimal Basha dhe Jana Arsovska kanë shpërndarë idetë e sajuara në kuzhinat e Serbisë

Dumani i paftuar nga DASH! Në dasmën e mbesës së gruas në SHBA baxhanaku e pret me tupan (Video+Foto)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved