• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Si u bana Ministër!

September 5, 2025
in Aktualitet, Debat

Ra telefoni nga ora tre e natës… Kush të jetë vallë? Ngrita receptorin gjithë merak. Nga cepi tjetër i linjës…

– Alo Garo, Pëllumbi jam! Më fal që të shqetësoj në këtë orë të vonët por koha nuk pret. Atdheu është në rrezik dhe pret ndihmën tonë, timen dhe tënden me demek.

Dreq o punë! Në Shqipëri, mik, unë, një Pëllumb kam, Pëllumb Kullën. Zëri në fakt nuku m’ u duk si ai i Pëllumbit tim por mejtova: – Kush e di sa anekdota ka treguar dhe është ngjirur ca, pastaj edhe ora…

– Po Pëllumb, fol – iu gjegja. – Çfarë duhet të bëj për Atdheun dhe për Ty?

– Nesër në darkë të pres në Vlorë! Dëgjon? Hollësirat do të t’ i them atje nga afër!

– Si urdhëron!

– Bravo! Të mirë u pjekshim!

– Natën!

Në fakt më rastisi mirë. Në Vlorë unë do veja këto ditë për të rinovuar raportin… me demek kartelën ce më ka skaduar (vete një herë në vit në Spitalin Psikiatrik ose në Çmendinë siç i thomi na, pacientët). Pra një rrugë e dy punë, thashë me vete.

***
Të nesërmet u nisa. Vesha kostumin e dhëndërisë, vetëm atë kisha të pa përdorur që më atë ditë që u martova dhe po udhëtoja drejt Vlorës. I rashë këtej nga Bregu.

Sapo zbrita te Sheshi i Flamurit më rrethuan nja shtatë a tetë djem, të veshur me kostume moderne Armani. Para tyre m’ u duk vetja si zhuls, zhelemel.

– Zoti Garo, jemi bodigardët e zotit Pëllumb! Mirë se na erdhët! Zoti Pëllumb ju pret…

E po kur u bë dhe Pëllumb Kulla me bodigardë, mendova, mos duhet ta nis vizitën nga Çmendina?

– Ejani zoti Garo – ngulën këmbë Ata!

Vajta! Më çuan tek Pëllumbi. Ai, u ngrit në këmbë… Por veç, nuk ishte Pëllumbi im, por një tjetër Pëllumb që nuk i ngjante fare Pëllumbit tim.

Ngriva për një moment, por vendosa të mos e lëshoj vetën. Ohu, sa Pëllumba ka Shqipëria… Plot!

– Keni nderimet e mia zoti Pëllumb!

– Edhe ju të miat zoti Garo. Siç e morët vesh, na, këtu po bëjmë Qeverinë e Shqipërisë së Re. Dhe pas shumë diskutimesh dhe hulumtimesh investigative, vendosem t’ ju emërojmë: – Ministër të Punëve të Brendshme!

Desh më ra të fikët… Ju e dini që unë vdes për poste politike. Më i larti që kam arritur gjer më tash, ishte kur u zgjodha “kujdestar i klasës” në klasën e gjashtë të shkollës tetëvjeçare. Por tani…

Ministër! Hë, hë! Dhe jo ministër dosido, por Ministër i Punëve të Brendshme!

Der mend më shkuan ca nga paraardhësit e mi, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Petro Koçi… Tre të parët e hëngrën nga një plumb prapa zverkut, miku im Petrua shpëtoi. Ish Allah të kem dhe unë fatin e tij.

***
Pëllumbi, jo ai i imi po ky qetri, më thirri mënjanë dhe në konfidencë më dha një listë me emra.

– Këta do t’ i arrestosh ditën e parë që do ulesh në kolltukun e Ministrit!

– Si që të urdhëroni Ju, Zoti Kryeministër!

– Bravo! Janë mbi dy – tre mijë veta. Gazetarë, politikanë, intelektualë, shkrimtarë, poetë, aktivistë, aktorë, këngëtarë, feis – bukarë, feis – buqica, tik – tokëra por edhe qytetarë të thjeshtë…

– Po!…

– Lista është ende e hapur…

– Hm! Do shtoj dhe unë ca miq nga të mitë… Hë, hë, hë!

– Sa të duash! Shko nashi dhe bëhu gati. Bli dhe një kostum të prokopisë…

– Si që të urdhëroni Ju, Zoti Kryeministër!

***

Hë more! Po jua mba bitha, kruajuni me mua që tash e tutje! Ju pret Spaçi me krahë të hapura. Por edhe Burreli, Bënça, Miniera e Memaliajt, Gurorja e Kaninës, Çerma, Kaparjeli dhe plot kampe të tjera “pushimi e dëfrimi”. Jo po do tallemi.

Dhe vendit të Shqiponjave do t’ ja ndërrojmë emrin. Do quhet vendi i Pëllumbave! Shqipëria do ri – emërtohet në Pëllumbëri dhe qytetarët e saj nuk do jenë ma Shqiptarët dhe Shqiptareshat, por Pëllumbarët dhe Pëllumbeshat! Hë? Si ju duket? Ja vlej për atë post kaq dinjitar?!…

***

Të nesërmen vajta rinovova kartelën. Miku im, Drejtori i Çmendinës më priti me ndere Ministri. E pyeta:

– Jemi shumë ministra me këtë kartelë?

– Gati gjysma e Qeverisë…

– Po gjysma tjatër nga vijnë?!

– Nga Institucione po kaq prestigjioze…

– Siç?

– Siç Pavioni 17 i Tiranës, Spitali Psikiatrik i Elbasanit…

– Po qy Kryeministri nga doli…

Ai ngriti supet…

– Garo!… Na, këtu, kurojmë të çmendur, jo budallenj dhe idiotë!…

– E kuptova!… Rrofsh!

Iteni shëndoshë!
I juaji Arqile Garo,
doktor – profes’ horr i shkencave Hajvaneze,
Ministër i Punëve të Përbrendshme në Republikën Hajvaneze të Pëllumbërisë.
Shtator 2025.

Next Post

Rama në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë: Mundësi zhvillimi për të gjithë zonën

Zvicra bën për “ujë të ftohtë” Kosovën

Tronditet Gjermania, 16 kandidatë vdesin para zgjedhjeve lokale, nisin teoritë konspirative

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved