• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

August 22, 2025
in Dosja X

Nga Adriatik Doçi

Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka shtruar me jo pak habi pyetjen se si ka mundësi që PD-ja nuk flet për Bankersin, që përfaqëson brandin e plaçkitjes më të madhe që nga periudha e Ilirëve. Për të vënë në seder të ashtuquajturën opozitë, Murrizi ka lakuar me emra disa nga gojtarët e opozitës si; Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Gaz Bardhi, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Agron Gjekmarkaj, Besart Xhaferrajn, Bylykbashin etj., se si ka mundësi që nuk e thonë një fjalë për Bankersin.

Si ka mundësi që të njëjtët personazhe kanë kthyer në kauza politike deri edhe Veshin e Cekës, gjëegjëzën ‘një burrë i moshës 45 vjeç dhe me flokë të shkurtra’, Babale 1, 2, 3…., nuk thonë një fjalë për zhvatjen e pasurive dhe parave publike?!

Siç mësonim në shkollë, kësaj pyetje dua t’i përgjigjem me një shembull.

Doktoreshë Zheni Gjergji do të jetë deputete e Partisë Demokratike deri në shtator kur të konstituohet Parlamenti i ri. Karriera e saj parlamentare u ndërpre një vit më parë nga Familja Berisha pasi denoncoi veprimtarinë kriminale të kompanisë Kurum në Elbasan, nisur nga skandali i trafikimit të mbetjeve të rrezikshme. Doktoresha ishte zëri në shkretëtirën opozitare që denoncoi Kurum për krijimin e një ferri mjedisor në Elbasan, ndoshta pa e ditur se po i jepte fund karrierës së saj si deputete.

Hakmarrja e Familjes Berisha ndaj Zheni Gjergjit ishte e jo vetëm e pamëshirshme, por edhe fyese. Doktoresha u zëvëndësua në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet 11 majit, me një analfabete. Zheni Gjergji u përjashtua edhe nga lista e hapur pasi me qëndrimet e saj kishte mërzitur Kurum, bankomatin e shumëvjeçar të Shkëlzenit dhe Argitës.

Nuk është sekret që kompania me natyrë mafioze Kurum është një biznes me aksionere të kamufluar Familjen Berisha. Por, të bën përshtypje mungesa e taktit dhe egërsia me të cilën Berisha ndëshkon deputetët e PD-së kur ata atakojnë kompanitë bankomate të fëmijëve të tij, që përvetësojnë pasuritë dhe paratë publike.

Krahas reagimeve të deputetes Zheni Gjergji kundër Kurum, në fund të muajit gusht 2024, kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi mblodhi deputetët e PD, ku mes të tjera u ra dakord për të kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama sa i takon fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.

Kjo kërkesë nervozoi Familjen Berisha deri në atë pikë sa që u detyrua të publikonte si reklamë kryesore në Syri Tv dhe Syri.net kompaninë Kurum. Reklama formale ishte një mesazh i qartë për çdo deputet dhe përfaqësues të PD-së; Kurum është biznesi i Familjes që ka në ‘pronësi’ edhe PD-në, rrjedhimisht edhe fatin tuaj politik. Mesazhi u lexua menjëherë nga Gaz Bardhi, i cili që nga ajo ditë nuk e përmendi më Kurumin.

Sot Gaz Bardhi mund të dalë edhe cullak te Sheshi Skënderbej, por Kurum nuk guxon as t’a përmendë, jo më të kërkojë interpelancë për krimet mjedisore dhe ekonomike të kompanisë.

Shembulli i fatit politik të zonjës Zheni Gjergji e bën retorike pyetjen e z. Murrizi se pse asnjë deputet i PD-së nuk flet për koncensionet dhe tenderat që po e kanë bërë Shqipërinë si tortën e pavarësisë.

Për të qenë plotësisht të vërtetë, prej 12 vitesh PD-ja dhe Familja Berisha nuk është përgjegjëse e drejtëpërdrejtë për plaçkitjen e madhe kombëtare. Plaçkitja me koncensione, leje dhe licenca vijon që nga 2013 nën qeverisjen e Edi Ramës.

Por, Familja Berisha është aksionere e kamufluar dhe përfituese e operacioneve kryesore plaçkitëse në Shqipëri, përfshirë; Bankers, Kurum, pasurimin e bakrit po nga një miksim turko-kinez, koncensionet në Shëndetësi (hemodializa dhe laboratorët 200 milionë euro), kullat, resortet, bankat, mikrokreditë (madje Familja Berisha është pronare kryesore e kartelit të mikrokredive), porte, aeroporte, trarë tarifash, Thumanë-Kashar, Tuneli i Llogarasë, Rapiskan, SGG, Aleat, fabrika, ferrokrom, gurore, Porto-Romano, hidrocentrale, fotovoltaike etj., pothuajse në çdo operacion të madh korruptiv që prodhon para.

Next Post

BKH pa kryetar, teksa Altin Dumanit i mbaron mandati: Gazetarja tregon dy skenarët e mundshëm

Mbijetoi në aksidentin tragjik në Berat, gazetarja reagon pas humbjes së të shoqit: Plaga në shpirtin tim nuk do të shërohet kurrë!

Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 38-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved