Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka ofenduar ministren Elisa Spiropali, shkruan newsbomb.al. Teksa fliste dhe mbante në dorë tabletin e tij, Berisha e ka quajtur ministren “Spirobuçe”.
“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin guzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.
albsig
Menjëherë ka ndërhyrë drejtuesja Lindita Nikolla, e cila i ka hequr fjalën Sali Berishës dhe i ka kërkuar të ulej në vend pasi kishte bërë “një fyerje të rëndë”. Kryeparlamentarja njoftoi mbledhjen e organeve të Kuvendit për masë disiplinore.
“Ju ndërpres fjalën. Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Ju ndërpres fjalën. Uluni në vend zoti Berisha. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës, do ndërpresim seancën për të vijuar me masë disiplinore”, u shpreh Nikolla.
Gjatë gjithë kësaj kohe në seancë ka pasur debate mes socialistëve dhe demokratëve, të cilët kërkonin nga kolegët e djathtë që të dënonin fyerjen e Sali Berishës. Mirëpo, duke qenë se mikrofonat ishin të fikur, debatet nuk u dëgjuan. Seanca pritet të rinisë më vonë dhe të njoftohet masa për Sali Berishën.