• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Skenarët për kaos pas zgjedhjeve, Çuçi paralajmëron Metën, i prerë se presidenti nuk do lejohet të çojë vendin drejt destabilizimit

April 1, 2021
in Aktualitet, Debat

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta. Ky i fundit prej kohësh ka nisur një ofensivë të fortë ndaj qeverisë “Rama”, të cilën e bën fajtore për krizën e gjithanshme që ka pushtuar vendin, ndërsa ka kërcënuar me prerje duarsh dhe çuarjen e vendit drejt destabilizimit pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nëse ato i fiton Partia Socialiste.

Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, ministri Çuçi ka akuzuar zotin Meta se është përfshirë në fushatën zgjedhore, duke hequr dorë nga detyra si President i Republikës së Shqipërisë. Madje, duke u ndalur tek kërcënimet me prerje duarsh, zoti Çuçi theksoi se i konsideron të parëndësishme kërcënimet e Metës, sepse sipas tij, ai nuk flet si president, por si politikan dhe se shanset që vendi të shkojë në kaos janë zero. “Presidenti i Republikës ka ikur nga karrigia e Presidentit të Republikës dhe ka zbritur në fushatë.

Besoj se kjo është e qartë për të gjithë shqiptarët. Deklaratat e Metës, të tilla se “do i pritet dora kujtdo që ndërhyn në votat e zgjedhësve”, janë thjesht deklarata politike. Duke e lënë postin e presidentit dhe duke hyrë aktivisht në fushatë, nuk na çudisin as deklaratat që janë produkt i fushatave. Jemi mësuar tashmë me të tilla deklarata, janë për konsum ditor të fushatës, kështu që nuk ka asgjë për t’u parë me rëndësi të veçanta, sepse nuk vijnë nga presidenti, por nga një prej kryetarëve të forcave politike në Shqipëri. Shanset që vendi të shkojë në destabilitet janë zero”, deklaroi ai.

Çuçi: Ja pse PS do marrë mandat të tretë

Më tej zoti Çuçi në cilësinë e kandidatit të Partisë Socialiste në Gjirokastër, u shpreh ditën e djeshme se do të komunikojë me votuesit për t’i bindur të votojnë, ndërsa theksoi se PS synon marrjen e tre mandateve në këtë qark. Madje, drejtuesi politik i socialistëve kërkoi mbështetjen me votë në 25 prill për të përfunduar projektet që plotësojnë vizionin e tyre për Gjirokastrën.

“Do të punojmë për të bërë edhe njerëzit skeptikë, të dalin të votojnë, sepse po dolën njerëzit për të votuar në Gjirokastër, padiskutim që do të votojnë PS-në. Sondazhet thonë se jemi fitues të tre mandateve, por do të punojmë që njerëzit të dalin të votojnë. Kemi treguar para shqiptarëve se askush më mirë se ne nuk mund të qeverisë. Të paktën deri tani”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ministri Bledi Çuçi ka komentuar edhe vendimin e tij, sikundër është delegimi i punëve të Ministrisë së Brendshme zëvendësministrit, Besfort Lamallari. Sipas tij, arsyeja e këtij vendimi është për t’u angazhuar plotësisht në fushatën zgjedhore. “Thjesht ka bërë delegimin e detyrës, dhe do të merret me fushatën zgjedhore. Kur nuk je në zyrë, ia delegon detyrën njërit nga zv/ministrave.

Jam ministër nga pikëpamja kushtetuese, kam deleguar firmën, por ruaj të drejtën të firmos sa herë të jetë e nevojshme. Kështu që ky është qëndrim etik. Nuk dua të bëj sikur jam edhe në zyrë edhe në Gjirokastër. Do të merrem me fushatën, le të bëjnë punën ata që janë në zyrë”, tha ai.

Më herët gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi solli në vëmendje hapjen e fushatës nga Partia Demokratike, si një rast tipik tha ai që ilustron dallimin e madh si dy botë të ndryshme mes dy palëve politike. “Ajo çfarë demonstruan ata në atë ditë nuk ishte thjesht koshiencë e tyre në lidhje me ligjin. Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin”, nënvizoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Next Post

Tentuan t'u hidhnin "hi syve" shqiptarëve! Kapen 'mat' Kryemadhi dhe Ilir Meta, zbardhet shifra marramendëse që shpenzojnë për fëmijët në Londër

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj

Kandidatja për deputete e Tom Doshit: Ai është humanist dhe ndihmon njerëzit, SHBA të merret me të tjerë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved