Presidentja e perkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e mbajtur më 17 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë leshoi akuza te forta ne drejtim te qeverise shqiptare, kur tha se Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria.
Per te vendosja e barrierave te komunikimit mes dy vendeve, është kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore e mbarëshqiptare.
Por këto deklarata per gazetarin Berat Buzhala dhe analistin Andi Bushati te ftuar në “Open” ishin tërësisht të gabuara dhe të nxituara.
Sipas tyre Vjosa Osmanit nuk i takonte që të mbante atë diskurs, pasi dukej qartazi sulm për Edi Ramën dhe një sjellje e “kopjuar” e Albin Kurtit.
Buzhala: Një diskurs tërësisht i gabuar, një deklaratë e pavend. Kush je ti që dikton politikat e një shteti tjetër? Kush të ka votuar ty? Jemi shqiptarë të gjithë, por në dy shtete të ndryshme me votues të ndryshëm. Kush je ti që shkon për vizitë dhe pa takuar kryeministrin shkon në Kuvend dhe flet me atë diskurs, edhe pse në thelb është i drejtë, por i nxituar dhe i gabuar për t’u thënë. Ajo donte të imitonte Albin Kurtin, madje ta tejkalonte pasi donte t’ja thoshte Ramës në Kuvend ato fjalë.
Bushati: Në formë deklarata e Osmani ishte e gabuar. Trau, ndarja e Kosovës, Serbia…sikur kishte ardhur të bënte politikë kundër Edi Ramës. Ishte Rama që na vizatonte ne shembullin e Vjosa Osmanit, por ajo bëri një protagonizëm të gabuar.
Buzhala: Ne kemi parë vizitën e parë të Albinit në Tiranë, dhe pse nuk ishin shumë të lidhur me njeri-tjetrin, por Kurti ishte shumë korrekt në ligjeratën e tij.
Bushati: Që dialogu i Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet me ndarje unë e besoj. Por pse duhet ta shprehësh në parlamentin e Shqipërisë? Për t’i thyer Edi Ramës.
Buzhala: Unë mendoj që po ta bënte 3-4 herë në takimet e mëparshme me Ramën dhe ai të mos reagonte, atëherë po. Kishte të drejtë në ato çka tha, por ka një çmim kjo. I tha të gjitha këto pa e takuar Edi Ramën. Ti takoje njëherë dhe më pas thuaja.