• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Socialistët duhet ta zgjidhin politikisht krizën e Bashkisë së Tiranës

September 18, 2025
in Blog

Mero Baze

Socialistët dhe ekipi mbrojtës i Erion Veliajt, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, po shkojnë drejt dy zgjidhjeve të ndryshme për krizën që ka krijuar mungesa e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zyrë.
Këshilltarët bashkiakë janë udhëzuar të votojnë shkarkimin e Erion Veliajt për të vazhduar më tej procedura juridike e shkarkimit të tij, ndërsa ekipi mbrojtës i Veliajt do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar shkarkimin nga kryeministri, i cili duhet t’i japë fuqi ekzekutive vendimit të Këshillit Bashkiak, duke e kthyer gjithçka në betejë juridike.

Juridikisht, Erion Veliaj nuk shkarkohet, me gjithë precedentët e deritanishëm të shkarkimit të një kryetari bashkie.
Ka disa kryetarë bashkie në Shqipëri; ai i Rrogozhinës, Fredi Beleri në Himarë, ai i Ballshit, i Kuçovës, i Bilishtit dhe ai i Tropojës, që kanë qenë nën hetim apo të dënuar nga shkalla e parë dhe nuk janë shkarkuar.
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është i dënuar nga GJKKO me një vit në shkallën e parë, por është ende në detyrë. Njësoj, ai i Tropojës ndenji një vit në arrest shtëpie por nuk u shkarkua. Dënime formale kanë marrë dhe kryetarët e bashkive të Bilishtit apo Ballshit, por nuk u shkarkuan pa përfunduar procesi.
Rasti i Belerit është dhe më përfaqësues, pasi atij iu hoq mandati vetëm kur u mor vendimi në Apel.

Ndërkohë, një argument më i plotë përse nuk mund t’i hiqet mandati për shkak të mungesës në Kuvend është mënyra si Parlamenti interpretoi mungesën e Sali Berishës për gjashtë muaj në Kuvend.
Avokatët mbrojtës shtojnë dhe faktin se Veliaj duhet të jetë në sallë kur të merret vendimi dhe të ofrojë argumentet e tij.
Pra, të gjithë argumentet ligjore janë të tilla që në betejën juridike mes Partisë Socialiste dhe Erion Veliaj, peshorja anon nga Veliaj.

Është kjo arsyeja që socialistët duhet ta shmangin betejën juridike dhe duhet të gjejnë një zgjidhje politike për të mos krijuar tension mes këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, vota e të cilëve në këtë rast thjesht shpërdorohet.
Tirana nuk mund të rrijë pa kryetar bashkie, dhe duket që ekipi i caktuar përkohësisht nuk funksionon pasi i mungon perspektiva politike për t’u konsideruar zotër të qytetit.

Fakti që Edi Rama emëroi si kandidate për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliun është një gjë e mirë, pasi ka ngritur stekën e përfaqësimit politik të Partisë Socialiste në Tiranë.
Në këtë rast, zgjidhja më logjike është që zonja Manastirliu të delegohet si kryetare bashkie në detyrë në Tiranë, që tani, dhe të ushtrojë funksionet e saj si kryetare bashkie e deleguar nga Veliaj, deri sa ai të përfundojë betejën e tij juridike.

Ankimi i masës së arrestit, tërësisht të padrejtë ndaj tij, deri në Strasburg, për të, është çështje jetike.
Të qenit në detyrë si kryetar bashkie në procesin e ankimit i jep atij më shumë mundësi për të shpejtuar procesin e shqyrtimit të kërkesës, dhe çdo përpjekje për ta shkarkuar në rrugë jokushtetuese po ashtu është në favor të tij.
Tani ai po vuan paraprakisht një burg të padrejtë dhe nuk ka çfarë humbet më, pasi dënimi me vdekje është hequr, se dhe atë mund ta kishte marrë, me kaq shumë urrejtje sa po demonstrohet ndaj tij nga të gjitha palët.

Në këto kushte, e vetmja zgjidhje është zgjidhja politike: Ogerta Manastirliu të emërohet menjëherë kryetare bashkie në vend të zonjës që është sot, dhe duke qenë se është kandidate e shpallur për Bashkinë e Tiranës, ajo e ka gjithë autoritetin dhe mundësinë të dëshmojë dhe aftësitë e saj si kryebashkiake, deri në ditën e zgjedhjeve ligjore për ta fituar dhe nga pikëpamja elektorale Tiranën. Edhe kështu opozita e shpartalluar nuk guxon të thotë që do marrë pjesë në zgjedhje e jo më të rrezikoj zgjedhjen e saj.

Çdo sforcim tjetër thjesht mbivendos krizën politike me atë juridike dhe rrit perceptimin e përndjekjes politike të Veliajt edhe nga Partia Socialiste – e cila ndërkohë është vetëm si perceptim.

Duke e zgjidhur politikisht krizën dhe duke pritur afatet juridike të betejës së tij, socialistët shmangin një precedent të keq në jetën e tyre politike , përdorimin e drejtësisë për eliminime politike brenda radhëve të tyre , e cila pastaj i jep shumë argumente Sali Berishës dhe Ilir Metës, që thonë se ndërkohë drejtësia po përdoret si instrument eliminimi politik edhe për kundërshtarët jashtë Partisë Socialiste.
E dyta, nuk është e vërtetë pasi socialistët nuk kanë fuqi të përdorin realisht drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë, por brenda tyre, natyrisht që kanë. Dhe është mirë mos t’ia shtojnë këtë turp vetes së tyre.

Next Post

Shkarkimi i Veliajt, avokati Romeo Kara: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 1 vit, por nuk iu hoq mandati

Seancë maratonë: Sot prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

OBSH ngre shqetësimin e mjekëve që sapo diplomohen dhe largohen nga Shqipëria

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved