Gjykata e Lartë ka caktuar datën 8 korrik, ora 12:00, për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliajt për masën e sigurisë. Relatore është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.
Ndërkohë sot, kryetari i bashkisë së Tiranës ka seancën në GJKKO për informacionin dy mujor mbi veprimet hetimore të SPAK.
Veliaj ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do të jetë i pranishëm por do të përfaqësohet nga avokati.