Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00.
Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Mediu.
Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.
Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi ndaj tij vijon që prej prillit 2023.
Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.