• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Spartak Ngjela: Berisha dhe Meta janë të vdekur politikisht, SHBA nuk do e tolerojë ish-kryeministrin, është përçarësi më i madh i PD

March 22, 2022
in Aktualitet, Debat

Avokati Spartak Ngjela, ka sulmuar presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për gazetën “Sot” ai u shpreh, se nuk mund të ketë një bashkëpunim Berisha-Meta pasi ky i fundit nuk ka asnjë forcë.

Ai theksoi, se Berisha më parë sulmonte Bashën, ndërsa theksoi se ai është në gjendje të rëndë.“Kjo është punë e tyre. Politikë është, pastaj ku ka Ilir Meta forcë. Meta është pa forcë fare, ndërsa Sali Berisha është në gjendje shumë të rëndë, sepse deri tani godiste Lulzim Bashën! E keni vënë re që sulmonte Bashën.

Saliu nuk është anëtar i Partisë Demokratike dhe nuk mund të konkurrojë dot për kryetar të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, Lulzim Basha nuk ka aksione dhe është i detyruar të jap dorëheqjen që të rikthej aksionet, dorëheqja e tij e nxjerr Saliun në pension, merr fund nuk ka më asnjë vlerë se ai kërkon që të marr Partinë Demokratike pa qenë anëtar i Partisë Demokratike. Meta dhe Berisha janë të vdekur politikisht”, tha ai.

Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do e tolerojë Berishën. Ai theksoi, se Berishën nuk e pranojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Një bashkëpunim mes Berishës dhe Bashës do të ishte një sfidë ndërkombëtare. Do të ishte një lojë antiamerikane dhe mendoj se Basha nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Pyetja që bëhet këtu është: Pse e pranoi Basha konceptin amerikan të “non gratës” së Saliut? Sepse ka influencë Washingtoni tek ai. Bashkimi me Saliun është për të shkatërruar gjithçka. Saliun nuk e pranon aleati ynë kryesor pa të cilin nuk ka as Shqipëri dhe as Kosovë. Ja ky është Saliu.

Pyetja që bëhet këtu është: A e di Saliu se pa Washingtonin nuk ka as Shqipëri dhe as Kosovë? E di. Por pse e bën? Se është kundër shqiptarizmit, dhe luan kundër shqiptarizmit”, tha ai.

Ngjela: Saliu është përçarës në PD

Ndërkohë, i pyetur lidhur me rebelizmin e deputetëve që mbështesnin Bashën nëse ka një ndikim nga ish-kryeministri Sali Berisha, ai tha se nuk mendon se ka. Sipas tij, Berisha është përçarësi i Partisë Demokratike.“Nuk mendoj se ka ndikim nga Sali Berisha, sepse ata janë kundër Berishës.

Ata kanë qenë kundër Berishës dhe janë ende kundër Berishës, por Bashës i kanë lënë aksionet. Berisha nuk është anëtar i partisë. Basha mund të hedh sërish kandidaturën për kryetar dhe po të fitoj i rriten aksionet, ndërsa po nuk fitoj vazhdon politikën. Por, kryetari që do të dal kushdo qoftë ai duhet që të rris vlerat e Partisë Demokratike dhe krijon bashkimin.

Saliu që është përçarësi ka rënë brenda, sepse nuk është më anëtar i Partisë Demokratike pasi është përjashtuar me kongres. Por, tani duhet që të shohim se si do të vazhdojë. Sali Berisha ka një filozofi orientale që fjala ka dal për të fshehur mendimin. Nuk duhet të merremi fare me deklaratat që thotë Saliu”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela për gazetën “SOT”.

Next Post

Kthim në vendin e krimit! Historia e Berishës me Gazprom është problem ryshfeti: SPAK duhet të fillojë hetimin

SHBA i pret shpresat Berishës! Yuri Kim del në skenë dhe paralajmëron kthimin e PD në pushtet si partnere e Amerikës

Berisha dhe Basha arktiket të shkatërrimit të opozitës: Shumica e figurave historike të PD u larguan nga kjo dyshe

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved