• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Stuhia godet ishujt grekë: Reshjet e dendura kthejnë rrugët në lumenj, përmbyten makina e banesa

March 31, 2025
in Aktualitet

Moti i keq ka goditur rëndë një pjesë të madhe të Greqisë pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ishujt Kikladhes. Pika më e prekur është ishulli i Parosit, ku reshjet e dendura kanë krijuar rrjedha të fuqishme uji që kanë marrë me vete automjete dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dheu.

Rreth orës 17:30, autoritetet kanë dërguar një mesazh emergjence për banorët dhe vizitorët në Paros, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të situatës së rëndë.

“Ndalim i lëvizjes me automjete në rrugët e Parosit për shkak të kushteve ekstreme të motit. Përjashtohen vetëm mjetet e emergjencës”, thuhej në njoftimin e 112.

Kryetari i bashkisë së Parosit, Kostas Bizas, deklaroi se për dy orë ka pasur reshje të pandërprera, duke shkaktuar shembje gurësh dhe fryrje të lumenjve. Bashkia e ishullit u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin deri në përmirësimin e situatës, duke konfirmuar dëme të mëdha në rrugë, përfshirë përmbytje dhe shembje të segmenteve rrugore.

Moti i keq ka prekur edhe Mykonos-in, ku një tjetër mesazh nga 112 u dërgua pak para orës 19:00, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve. Në ishull ka rënë breshër i dendur, i ndjekur nga reshje të forta shiu, duke shndërruar rrugët në lumenj.

Stuhia ka prekur edhe ishujt e tjerë të Kikladhes si Syros, por edhe rajone në Evia dhe Peloponez, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe breshër. Autoritetet vazhdojnë punën për të menaxhuar situatën emergjente ndërsa u kanë bërë thirje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë e tyre.

Next Post

Hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin grupet dhe kundërshtar

"Suksesi i Ramës në tre mandate, politika e jashtme"! Minxhozi: Siç u futëm në NATO pa ushtri, e pranueshme të na fusin në BE pa reformë dhe drejtësi

Çfarë deklaroi Putini që solli reagimin e zemëruar të Donald Trump?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved