• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sulmi ndaj mediave/ Basha po bën të vetmen gjë që Berisha nuk guxoi ta bënte kurrë

September 3, 2019
in Aktualitet

Pak a shumë çdo gazetar shqiptar, i cili ka guxuar të vendosë në dyshim idetë apo deklaratat e Lulzim Bashës, ka përfunduar në listën e “të blerëve”, “të shiturve” apo “veglave” të pushtetit.

Jo vetëm gazetarët, por edhe televizione të tëra janë futur në listën e zezë të Partisë Demokratike. Përmes deklaratash publike apo daljeve të vetë Bashës, është goditur me radhë “Top Channel”, “Klan”, “Report TV”, “Vizion +”, “TVSH” po e po, pak a shumë çdo televizion kombëtar që ka Shqipëria.

Në ditët e fundit, midis të anatemuarve ka përfunduar edhe Alfred Lela, një gazetar që publikisht ka mbështetur per shume vite linjën e Partisë Demokratike.

“Sa i takon mjerimit afilozofik se ata që nuk mendojnë si Basha i shërbejnë Ramës dhe e bëjnë për të luajtur lojën të gjithë janë njësoj, ‘sorry Lul’ por Basha me këtë anatemë ndaj medias dhe gazetarëve dëshmon se ti je njëlloj me Ramën, veç ke më pak ngjyra se ai”, reagoi publikisht Lela dy ditë më parë.

Sipas Lelës, tashmë në PD, çdo njeri që nuk ndjek verbërisht linjën e liderit, duke “guxuar” të ketë një opinion personal, përfundon i përjashtuar dhe i “anatemuar” si armik.

E jo vetëm shqiptarët. Kryetari i Partisë Demokratike ka thyer çdo rekord, duke futur në listën e zhgarravinave edhe media prestigjioze, midis tyre “Mediaset”-in, programin “Porta a Porta”, amerikanen “Mother Jones”, e të tjera me radhë.

Nuk ishte shumë ndryshe në kohën e Sali Berishës. Sulme të drejtëpërdrejta ndaj mediave apo presione me reklamat qeveritare, si rastet kur gazetat pranë pushtetit (rasti i 55), merrnin më shumë lekë për një reklamë se televizionet kombëtare ishin një standart normal në tetë vitet e qeverisë së Partisë Demokratike.

Megjithatë, me gjithë të këqijat apo të mirat e tij, vetë Berisha nuk guxoi kurrë të kaloi vijën e kuqe që Basha po e kalon tani me të dyja këmbët.

Disa ditë më parë, u bë publik një email disa faqe i gjatë, në të cilin Basha i ndalonte rreptësisht çdo përfaqësuesi të Partisë Demokratike që të vizitonte studion e Sokol Ballës në “News 24”.

Në kohën e Berishës, ishte i famshëm “divorci” disa vite i gjatë që ish-kryeministri pati me “Opinionin” në “Klan”. Të gjithë e mbajnë mend se si Berisha, për një kohë shumë të gjatë nuk pranoi të vizitonte studion e Fevziut.

Megjithatë, kurrë Berisha nuk u ndaloi anëtarëve të partisë apo opinionistëve pranë PD që të shkonin në studion e “Opinion”. Kjo sepse pikë së pari do të vendoste një standart të papranueshëm të cënimit të lirisë së shtypit dhe pikë së dyti, sepse vetë Berisha, pavarësisht hatërmbetjeve personale, ishte i vetëdijshëm që një veprim i tillë do të ishte kundërprodhues, duke fshirë PD nga ekrani i një prej televizioneve më të mëdha në vend.

Standarti i ri i vendosur nga Lulzim Basha është edhe më i papranueshëm, sepse nuk vjen si produkt i ndonjë linje editoriale të një programi që për më tepër duhet ende të nisë transmetimin, por inat personal ndaj një gazetari të vetëm.

E për shkak të inateve personale të Lulzim Bashës, e gjithë PD duhet të zhduket nga ekrani i një televizioni kombëtar.

Edhe një herë më shumë, përmes këtij veprimi, Basha po dëshmon se liria e mediave, një kauzë për të cilën PD shpesh ka derdhur “lot krokodili”, nuk ka asgjë të përbashkët me politikat e PD.

Per PD, ka vetem nje lloj gazetari. Njeriu besnik, stil gazetar i “RD”, qe meriton te respektohet. Te gjithe te tjeret qe kane nje ide ndryshe, qe kritikojne qofte edhe sporadikisht qendrimet e PD, nuk meritojne as te quhen “gazetare”./Lexo.al

Next Post

Në "Bled Strategic Forum" Matthew Palmer deklaron: Synimi ynë, hapja e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Tiranë për Metën, zbardhet agjenda e takimeve të delegacionit të “Venecias”

Në Shtëpinë Tonë! Si e ndërtoi Kadare oxhakun e fshehur në shtëpinë e tij?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved