Sali Berisha është i njohur për idiotësit e tij. Ai nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, sepse del të nesërmen dhe shprehet se kanë qenë ‘akuza politike’. Një ditë më parë, në kulmin e entuziazmit të tij kundër Soros-it, gazeta ‘TemA’ solli në vëmendje të lexuesit një letër tjetër të ish-Presidentit Berisha, i cili jo vetëm e shpallte mik personal, por e falënderonte për fitoren madhështrore të PD-së, e cila kishte ardhur edhe falë kontributit të miliarderit amerikan.
Në vazhdën e retroskektivës dhe duke parë ligjërimin e sotëm të Berishës ndaj Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, po risjllellim në kujtesë të lexuesit të gazetës ‘TemA’ një postim të Sali Berishës, jo shumë të largët, të datës 7 Janar 2021, në të cilin ai ka një tjetër ‘shqetësim’ nga ky i tanishmi, duke qenë i indinjuar në atë kohë për sulmin që ‘grupe ekstremiste dhe fanatike, të nxitur nga Presidenti në largim Trump, po i bënin Kongresit Amerikan, sepse besonin se zgjedhjet u vodhën’.
Në atë postim, Berisha dënon sulmet e Trupm ndaj kongresit dhe uron fitoren e Presidentit të sapozgjedhur Bajden.
“Ju ftoj të dashur miq të dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojmë atij suksese në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme për SHBA dhe demokracinë në botë”, shkruan Berisha në fund të postimit.
Problemi nuk është se i intereson kujt në SHBA se çfarë shkruan dhe çfarë qëndrimesh mban në Shqipëri një i shpallur ‘non grata’ prej tyre, por pyetja është pse Berisha i ndryshon ‘aleancat’ imagjinare sipas hallit të tij personal?
Postimi i plotë i Berishës:
7 Janar 2021
Demokracia amerikane kaloi mbrëmë një natë të vështirë!
Miq, i mbledhur nën drejtimin e zëvendës Presidentit Pence dhe spiker Pelosit në procesin kushtetues të certifikimit shtet për shtet të elektorëve të zgjedhjeve që u fituan nga kandidati demokrat për president Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetarë të revoltuar fanatikë të Presidentit në largim Donald Trump, të cilët besonin në pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat se zgjedhjet u vodhën.
Protestuesit e zemëruar çanë rrethimin mbrojtës të policisë, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndërprenë punimet e tij dhe bastisën zyra dhe salla kryesore të ndërtesës.
Nga ndërhyrja e policisë gjatë rivendosjes së sigurisë për punimet e Kongresit, institucionit themelor kushtetues të SHBA të dhunuar pati 4 viktima, disa të plagosur dhe mbi 50 të arrestuar. Pas këtyre trazirave ndoshta të pashembullta në historinë e Tempullit të Demokracisë, Kongresi u rimblodh, përfundoi certifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diferencë të madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Sulmin ndaj Kongresit të SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump, e dënuan ish-presidenti George W. Bush, shumica e senatorëve republikanë dhe zyrtarë të lartë të administratës së SHBA-së, si dhe liderë nga mbarë bota.
Ju ftoj të dashur miq të dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojmë atij suksese në përmbushjen e detyrave të tij të rëndësishme për SHBA dhe demokracinë në botë. sb