Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar foto të disa vatrave zjarri në zonat malore të Labinotit, në Elbasan, ku falenderon forcat e armatosura dhe zjarrfikëset që morën masa të menjëhershme.
Ai i bën thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithçka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit.
“Zjarre të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm ndaj të cilëve dora e fortë e ligjit do të godasë. I bëj thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithçka për t’i identifikuar dhe vendosur para ligjit.”, shkruan Balla.