Nga Ylli Manjani
Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqsor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat.
I ka rrëzuar me një arsyetim të vetëm:
Të dhënat e marra nga Autoritetet Franceze nga përgjimet e platformave SKY ECC dhe Enchrochat, janë TË PAPËRDORSHME!!!
Ja ku e keni!
Është vendim të një vendi të BE. Është i gjykatës që e ka shterruar të gjithë arsyetimin ligjor të mundshëm. Ky vendim u mor pasi kishte vendosur më parë, as mish as peshk, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë.
I pafajshëm për 17 nga 18 akuzat e ngritura.
E sjell këtë rast në vemendje për dy arsye:
Së pari për t’u përgjigjur publikisht drejtuesit të SPAK i cili na kërkoi në televizor një vendim të vetëm që e rrëzon sky ecc dhe,
së dyti për të informuar publikisht gjykatësit e Gjykatës sonë Kushtetuese që nuk pranonin të referoheshin tek vendimet e Malit të Zi dhe Kroacisë me pretendimin “moral” se “gjykatësit e këtyre vendeve janë të korruptuar”. (Çfarë gjykimi për kolegët e vendeve fqinj!!! Moralistët tanë kushtetues!!)
Ja ku e keni!
Vendim i plotë i gjykatës së Berlinit.
Po ju sjell vetëm 1 paragraf që ta lexojnë të gjithë të interesuarit dhe, mbase e kuptojnë se gjykatat Shqiptare që sillen si gjykata të OKB, rrefuzojnë të gjykojnë legjitimitetin e këtyre të dhënave sipas ligjit nga ata varen.
Ja paragrafi që kap gafil të gjithë trupën gjyqsore tonën që rrefuzon të zbatojë ligjin tonë:
“Në mënyrë alternative, vlera provuese e mesazheve të bisedave (të sky ecc dhe enchrochat) do të zvogëlohej aq shumë nga mungesa e informacionit të lidhur me fshehtësinë sa – në mënyrë të ngjashme me një dëshmitar që jep dëshmi të dëgjuar nga burime të tjera dhe që nuk mund të ballafaqohet për shkak të një deklarate bllokuese – prova e krimit nuk mund të bazohet vetëm në biseda. Nuk ka mjete të tjera kuptimplota prove në dispozicion.”
E thotë gjermani këtë, në vendim zyrtar gjykate! E thotë pikë për pikë atë që Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite që e parashtrojmë pa u lodhur përpara çdo gjykate e gjykatësi. Këto të fundit fatkeqsisht janë larg, shumë larg të qënit gjykata të pavarura dhe besnike të ligjit Shqiptar.
Po nxjerr këtu foto të ekstremitetit të vendimit të përkthyer zyrtarisht nga ana jonë. Kush ka interes ja japim në rrugë elektronike.