• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Tuesday, September 2, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Të dhënat e SkyECC në procesin penal dhe parimi i sovranitetit territorial

August 30, 2025
in Prapambetje

Nga av. Gurali Brahimllari

Gjatë vitit 2025 janë publikuar disa vendime penale të gjykatave të Konfederatës Zviceriane (nivel Qarku dhe Kantoni), të cilat në mënyrë unanime kanë konkluduar se të dhënat e SkyECC, janë të prova të papërdorëshme në proceset penale, madje kanë vendosur edhe përjashtimin prej fashikullit të gjykimit dhe asgjesimin e tyre. Sipas këtyre vendimeve, veprimet hetimore të autoriteteve franceze dhe holandeze, për “mbedhjen” e transkripteve të SkyECC, janë kryer në shkelje flagrante të parimit të SOVRANITETIT të Konfederatës Zvicerane, për shkak se nuk është marrë, paraprakisht, autorizimi për përgjimin/hakerimin e telefonave që kishin në përdorim të akuzuarit me vendqëndrim në Zvicër.

Këto vendime të Gjykatave Zvicerane, kanë rëndësi të posaçme për praktikën tonë gjyqësore për shkak se vendi ynë, ashtu si edhe Zvicra nuk është pjesë e BE-së dhe në mënyrë të ngjashme, nuk është i aplikueshëm Urdhëri Europian i Hetimit për marrjen dhe vlerësimin e të dhënave të SkyECC.

Gjykata Zvicerane, kanë konkluduar se vetëm fakti se të dhënat janë kërkuar/dërguar në Zvicër në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale, nuk mund të justifikojë dhunimin e parimeve dhe principeve të legjislacionit kombëtar, prandaj ashtu sikurse kishte disponuar Gjykata e Qarkut Dietikon më 19.06.2025 (që kishte e vendosur që të dhënat e SkyECC të hiqeshin nga dosjet gjyqësore, deri në fund të procedures dhe pasi u mbajtën nën vulë të veçantë, dokumentet u shkatërruan), edhe Gjykata e Lartë e Kantonit Zurich Dhoma e II-të Penale, në datën 15 Gusht 2025, në një çështje me të njëjtën natyrë vendosi :

“..2” Të dhënat SkyECC që gjenden në aktet (e fashikullit gjyqsor) janë të papërdorshme dhe hiqen nga aktet.

Përpos këtij përfundimi, e rëndësishme për praktikën tonë gjyqësor, mendoj se përbën analiza dhe qëndrimi që ka mbajtur kjo gjykatë në lidhje me efektet që ka patur metoda teknike “Man-in-the-Middle” në formimin e transkripteve (të dërguara në CD nga autoritetet Franceze).

Në vendim sqarohet fakti se kjo metodë teknike është aplikuar sipas vendimit të datës 17 dhjetor 2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë në Paris, ishte në gjendje të kapte elementët kriptografikë të nevojshëm për dekriptimin e mesazheve individuale të abonentëve të SkyECC, duke arritur të depërtojë në aparatet celularë të përdoruesve, kudo që të ndodheshin, nëpërmjet dëgrimit të një mesazhi “PUSH”, krejt i pa dukshëm për përdoruesit. Ma anën e instalimit të pajisjes “Man-in-the-Middle” dhe lidhjen e saj me serverin rezervë të SkyECC, u arrit që autoritetet Franceze të siguronin çelësat për deshifrimin e komunikimeve të cilat ishin mbledhur nga procesi i përgjimeve të filluar që në dt 14.06.2019, por pjesa më e madhe e tyre ishte e palexueshme (për shkak të enkriptimit). Në vendim thuhet se pajisja MITM u krijuar nga hetuesit holandezë dhe u aktivizua me ndihmën e tyre nga policia Franceze, menjëherë pas autorizimit nga Gjykata e Parisit. Por më 19 shkurt 2021, hetuesit holandezë vunë re një rënie të ndjeshme të mesazheve të deshifruara, prandaj më 24 shkurt 2021, një gjyqtar në Lille miratoi instalimin e një pajisjeje të dytë MITM në serverin kryesor të platformës SkyECC.
Duke vënë në dukje kohën e zbatimit të metodës teknike “Man-in-the-Middle” dhe funksionin e saj si një lloj “trojani” për të marrë çelësat e deshifrimit, direkt nga telefonat e përdoruesve edhe në territorin Zvicerian, Gjykata ka arritur në përfundimin se mesazhet e periudhës para 17 dhjetorit 2020, ishin ruajtur pas përgjimeve që ishin kryer në kohë reale, por dekriptimi (leximi) i tyre u bë i mundur vetëm pasi çelësat individualë ishin siguruar përmes MITM. Pas verifikimit të të dhënave tyë SkyECC të rastit në shqyrtim Gjykata ka konstatuar se “ngjarjet e aktakuzës për personat B dhe C i përkasin periudhës para kësaj date, ndërsa ngjarja e aktakuzës për personin D i përket kohës pas miratimit të vendosjes së pajisjes”.

Gjykata konstatoi se nga aktet e fashikullit të gjykimit nuk del që Franca të ketë kërkuar ndihmë juridike prej autoritetet kompetente zvicerane, në lidhje me aplikimin e metodës MITM në territorin zviceran, prandaj vlerësoi se telefonat SkyECC u hakeruan në tokën zvicerane pa autorizim gjyqësor prandaj konkludoi se provat janë të pavlefshme përderisa aksesi në pajisjen e të akuzuarit u krye në shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Zvicrës”

Gjykata thekson se një shtet mund t’i ushtrojë kompetencat vetëm brenda territorit të tij dhe se nuk është i autorizuar të kryejë veprime hetimore për nevoja të ndjekjeve penale në territorin e një shteti tjetër pa pëlqimin e tij. Madje Gjykata vëren se “nuk është e nevojshme që autoriteti i një vendi të ketë vepruar në territorin e huaj për të shkelur sovranitetin e këtij shteti të huaj; mjafton që veprimet e tij të kenë efekte në territorin e atij shteti.”

Duke referuar jurisprudencës së Gjykatës Supreme Federale, Gjykata e Kantonit në Zvicer ka konkludur se: “njohuritë e fituara duke shkelur parimin e territorialitetit nëpërmjet pajisjeve teknike të vëzhgimit janë absolutisht të papërdorshme”, prandaj edhe ka urdhëruar heqjen e trye nga fashikulli i gjykimit.

Gjykata e Kantonit në Zvicer ka vijuar më tej arsyetimin e saj duke dhënë përgjigje shteruese çështjeve nëse autoritetet zvicerane do t’i ishin përgjigjur një kërkese franceze për ndihmë juridike për vëzhgim nëpërmjet teknikës MITM si dhe nëse të dhënat SkyECC të mbledhura nëpërmjet vëzhgimit të serverit të kryer në Francë (dhe pa metodën MITM që akseson territorin zviceran) do të ishin të përdorshme në këtë procedure penale.

Thënë ndryshe Gjykata vuri në diskutim çështjen e kushteve për miratimin nga Gjykata Zvicerane të kërkesave të huaja për ndihmë juridike dhe çështja e përdorimit të provave të mbledhura nga autoritetet e huaja edhe nëse nuk do të ishte cënuar parimi sovranitetit shtetëror, të cilat janë debatuar gjatë edhe në proceset penale që po zhvillohen në vendin tonë
Për të dy çështjet Gjykata e Lartë e Kantonit të Zvicrës, ka konkluduar se, sipas legjislacionit kombëtar, Gjykatat Zvicerane as nuk do të përmbushnin një kërkesë për ndihmë juridike nga autoritetet franceze për vëzhgimin e telefonit SkyECC të të akuzuarit nëpërmjet teknikës MITM dhe as nuk do të përdornin të dhënat e tjerë të përftuara prej autoriteteve franceze pa ndërhyrjen me këtë metode teknike hakerimi për shkak se përgjimet, si mjete për kërkimin e provave kanë qenë të pa drejtuar, pa përcaktuar personat konkret dhe veprat penale për të cilat ata po hetoheshin (pra kanë qene rezultate të përgjimeve masive). Madje, në kohën e përgjimeve për të akuzuarit nuk kanë patur procedim penal të rregjistruar as në Francë dhe as në Zvicër

Gjykata e Lartë e Kantonit të Zyrihy-t, ka gjetur shkeljen e të drejtave të mbrojtjes edhe për shkak se nuk është respektuar e drejta e çdo të akuzuar për të marrë në origjinal të dhënat elektronike, duke konstatuar se “të dhënat në dispozicion janë nënshtruar një përpunimi ose “hollimi” nga Europol prej 2021-it për shkak të vëzhgimit masiv”, prandaj “ nuk janë origjinale. Tabelat Excel të konvertuara në skedarë PDF që gjenden në akte, janë krijuar në kuadrin e hetimeve policore dhe janë përpunuar vizualisht, nuk janë të dhënat e vërteta, të papërpunuara….

Në përfundim të kësaj analize theksojmë se në arsyetimin e vendimeve të Gjykatave Zvicerane nuk është përmendur kurrë parimi i besimit reciprok në bashkëpunimin penal ndërkombëtar, i cili është përdorur si “mburojë” në praktikën e deritashme të Prokurorisë dhe Gjykatave të Posaçme në vendin tonë, edhe pse Shqipëria, ashtu si edhe Konfederate Zvicerane, nuk është pjesë e BE-së dhe në proceset tona penale nuk është i aplikueshëm Urdhëri Europian i Hetimit.

Ndonëse edhe neni 6 i Direktivë të BE “Për Urdhërin Europian të Hetimit Penal”, parashikon se për mënyrën e mbledhjes së provave, shtetet anëtare duhet të zbatojnë edhe parimin e ekuivalencës, duke verifikuar përputhmërinë e legjislacionit të aplikuar në Francë në raport me legjislacionin kombëtar (sikurse u konkludua edhe në Vendimin e GJED- Luxenbourg, dt 30.04.2024 apo Vendimi I dt 19.12.2024 i Gjykatës rajonale të Berlinit për zbatimin e tij), në vendimet e dhëna deri tani në vendin tonë, vijon të justifikohet përdorimi i të dhënave të SkyECC me sloganin se janë marrë nga autoritetet franceze, të cilat janë “kampion i drejtësisë” dhe nuk mund të vihet në diskutim ligjshëmria e përdorimit të tyre, jo vetëm për paraburgimin por edhe për deklarimin fajtor dhe dënimin e të dyshuarve.

Nevoja për ndryshim vjen edhe nga kjo praktikë e konsoliduar e Gjykatave të Konfederatës Zviceriane, të cilat, duke respektuar parimin e sovranitetit territorial, kanë vënë në diskutim edhe parimin e ekuivalencës, duke u dhënë përgjigje si më lart çështjeve të tjera që lidhen me verfikimin e origjinalitetit të të dhënave të SkyECC dhe të mënyrës së përftimit të transkripteve nga autoritetet franceze, në raport me përmbajtjen e legjislacionit procedural dhe kushtetues përfshirë edhe me dispozitat që disiplinojnë përgjimin dhe të drejtën e fshehtësisë së korespondencës.

Next Post

“PD, peng i Berishës”, juristi: S’mund të ndryshohet situata brenda saj pa ndryshuar lidershipin

Muli i mahnitur nga performanca e lartë e Xhin Xhonit

Rihapet pas restaurimit kalaja e Bashtovës, Gonxhja: Ndër monumentet më të çmuara të historisë sonë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved