• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Të gjithë kundër Zenit dhe Mul Nokës, në shtator nis lëvizja në PD, nga Salianji, Xhaferaj, te Bardhi,Gjekmarkaj dhe…

August 13, 2025
in Debat
        
 

Partia Demokratike duket se do të shkojë drejt një nga përplasjet më të mëdha të brendshme në historinë e saj. Burime të sigurta nga për gazetën “Sot” pohuan se një grup drejtuesish dhe ish-drejtuesish të PD-së, po finalizojnë një plan të fshehtë për ta rrëzuar Sali Berishën nga froni i partisë. Lëvizja, e cila pritet të nisë në shtator, do të ketë si objektiv jo vetëm Berishën, por edhe “garniturën” e tij të besuar, ku përfshihen djali i tij, Shkëlzen Berisha dhe Flamur Noka (Mul Noka). Deputeti në ikje, Ferdinand Xhaferaj, i cili është një nga zërat kritikë të Partisë Demokratike, ka dhënë detaje të para për këtë operacion politik, që nga shumë demokratë konsiderohet si “Foltorja 2”.

“Do ta gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin, që këtë vjeshtë, apo pranverën që vjen, të nisë një cikël kontaktesh në të gjithë Shqipërinë sipas një modeli – sepse unë e kam thënë edhe e them që Berisha ka anët e mira dhe anët e këqija – gjetja e ‘Foltores’ në atë moment ishte një gjetje e mirë për mobilizim dhe për tryeza masive të anëtarësisë së partisë për të folur. Dhe nën atë model do të nisin takimet, sepse nuk e meriton Partia Demokratike, që për agjendën personale të kryetarit të saj, partia të kthehet në muze”, deklaroi dje Xhaferaj gjatë një prononcimi për mediat.

Kundërshtarët e Berishës bashkohen

Emra të njohur si Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Belind Këlliçi janë përmendur si pjesë e kësaj lëvizjeje. Burimet nga selia blu thonë se Gazment Bardhi nuk honepset dot nga klani “Berisha” për shkak të historikut të tij si “delfin” i Bashës dhe sulmeve të ashpra që ka bërë dikur ndaj Saliut dhe Shkëlzenit. Në listë futet edhe Ervin Salianj, i cili thuhet se ka përkrahjen e hapur të moderatores Grida Duma, si dhe Myslim Murrizi, që ka shprehur publikisht ambicien për të kandiduar për kreun e PD-së. Po ashtu, mësohet se , ky grup do të bashkohet edhe me shumë dezertorë nga radhët e Lulzim Bashës që iu bashkuan Berishës, por tani duan ta shporrin nga drejtimi i partisë. Ndërkohë në këtë plan, nuk mungon as synimi për një “spastrimi” total të strukturave të Partisë Demokratike nga njerëzit e besuar të Berishës. Madje Xhaferaj e quan këtë një proces që nuk do të ndalet, pavarësisht se gjeneralët aktualë mund të jenë të kapur nga lidershipi.

“Nëse nuk marrin përsipër ta bëjnë procesin gjeneralët – pra kur degradon leadershipi rrethi i parë është rrethi i gjeneralëve që kanë eksperiencën dhe potencialin – nëse nuk e marrin përsipër sepse gjeneralët janë të kapur nga lidershipi, atëherë do dalin kolonelët… Ju e patë që zoti Murrizi tha që kam dëshirë të kandidoj për kryetar partie. Pra, Zoti Murrizi është një politikan që është certifikuar që nga 1997-ta me zgjedhje, por mesazhi që përcolli se “kam dëshirë që të kandidoj”, është fare i qartë dhe tregon që ky që është nuk bën. Ka edhe shumë emra të tjerë, por nuk do ishte mirë të nxirrnim emra sepse duhet të flasim për procese. Po të shohësh zgjedhjet e fundit, tregon që kishin potenciale, po të shikosh të shkuarën e Partisë Demokratike, ka potenciale”, thotë ai me një gjuhë të mbushur me metafora. Sipas tij, në shtator ose në pranverën e ardhshme, lëvizja do të nisë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, duke përdorur të njëjtin model mobilizues që Berisha përdori për “Foltoren” kur u përjashtua nga Basha.

Por kësaj here, objektivi do të jetë vetë Berisha. Burimet flasin për një aleancë të pazakontë mes figurave që deri dje ishin në llogore të ndryshme, por që i bashkon urrejtja dhe mosbesimi ndaj Berishës dhe njerëzve të tij. Edhe Dashnor Sula, i njohur për kritikat e tij ndaj Nokës, është pjesë e frontit anti-Berisha. “PD nuk meriton të kthehet në muze për agjendën personale të kryetarit të saj”, nënvizoi dje Xhaferaj, duke shtuar se kjo është një betejë për shpëtimin e partisë dhe rikthimin e saj si forcë moderne opozitare. Por ky operacion i fshehtë pritet të trazojë jo vetëm PD-në, por gjithë skenën politike. Pra nëse plani realizohet, ai mund të jetë goditja më e fortë që Berisha ka marrë ndonjëherë nga brenda kampit të tij. Thënë troç, vjeshta politike e këtij viti premton të jetë e zjarrtë dhe e mbushur me zhvillime të papritura në selinë blu. /Rigels Seliman


        
 
Next Post

Gim Nesho bën "zbulimin" e madh: Po i vinte dita e llogaridhënies Edi Ramës, prandaj e rrethoi News24

Raporti i DASH për Shqipërinë: Paraburgimi i zgjatur pa akuza, sfidë kryesore e drejtësisë

Evi Kokalari: Ja me çfarë merret Sali Berisha, ju dërgon të huajve gënjeshtra absurde për median e Irfanit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In