Armand Peza dhe Enida Bozhegu ishin të ftuar në emisionin “Top Story” të drejtuar nga Grida Duma. Një nga temat që u trajtua ishte dasma e Genar Topallit me Cindy Marinën, që ka nxitur debat të madh për shumën e madhe të pretenduar që ka kushtuar.
Peza, një biznesmen i suksesshëm në organizimin e eventeve të tilla u përplas me Bozhegun pikërisht prej dasmës.
Ai tha fillimisht: “Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë”. Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: “Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë”.
Por Peza këmbënguli sërish: “Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time”.
Bozhegu, e irrituar iu drejtua: “Atëherë nuk je shqiptar”. Në këtë çast, biznesmeni nuk u përmbajt: “Të hash të pangrënshmen”.
E ndodhur në këtë situatë, ndërhyri edhe Grida Duma duke i tërhequr vëmendjen Pezës:
“Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe”.
Gazetari Ronaldo Sharka dhe Armando Peza janë përplasur në studio, në një debat dhe mbi simbolikën dhe vendin ku u mbajt ceremonia martesore.
Sharka, duke komentuar ngjarjen, tha se dasma ishte një mënyrë për të treguar pozicionin e familjes Topalli si pjesë e elitave ndërkombëtare.
“Jam i bindur që dasma është bërë aty për të treguar se ne jemi një familje që i përkasim elitave ndërkombëtare, aty ku martohen më të mirët, në Vatikan,” deklaroi ai.
Në këtë moment ndërhyn Armando Peza, i cili e kundërshtoi duke sqaruar se dasma nuk është mbajtur në Vatikan, duke kërkuar që të mos bëhen spekulime.
Situata u tensionua më tej kur Sharka iu drejtua Pezës me fjalët: “Trego kush të pagoi dhe cili është roli jot në këtë gjë, mos i mbro kaq shumë.”