Policia zbuloi se një TEC për prodhim energjie me gaz po ndërtohej pa lejen e autoriteteve në një pronë publike në Delvinë në një territor rreth 2 mijë metra katrorë nga “Delvina Gas” kompania e biznesmenit të njohur Sokol Meqemeja, ku më herët kishte ngritur një impiant për përpunimin e gazit natyror.
Pronari Sokol Meqemeja 56 vjeç u shpall në kërkim bashkë me administratorin e kompanisë së gazit Juglerd Ibrahimi 36 vjeç, të dyshuar për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “pushtim i tokës”.
2 inxhinierë u arrestuan, Elton Malkaj 31 vjeç përgjegjës i impiantit të gazit dhe Luan Metaj 53 vjeç përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”.
LEXO EDHE:
Himarë/ Vodhi 1400 euro nga makina e pushuesit në ‘Porto Palermo’, në pranga i riu nga Kosova
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati i Mjedisit në bashkëpunim me policinë, njoftuan se bllokuan punimet në këtë objekt.
Report Tv mëson se në këtë pronë publike “Delvina Gas” e Sokol Meqemesë prej rreth 5 vitesh ka vepruar me impiante për pastrimin e gazit natyror në 3 puse aktive.
Toka, pronë publike, ndodhet pranë Manastirit të Kamesos në Kakodhiq. Në territorin e rrethuar nga kompania ka qenë edhe rruga që vizitorët shkonin te Manastiri dhe këto punime hasën në kundërshtimet dhe ankesat nga banorët e Kakodhiqit.
Sokol Meqemeja është pronar i “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, një prej bizneseve më të mëdha të mishit në vend, si edhe i pulave ‘AIA’.
Ai është marrë në pyetje edhe për hetimet për Arben Ahmetaj për inceneratorin e Fierit, ku sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi me shitje fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro nga biznesmeni
Sipas qendrës Kombëtare të Biznesit Sokol Meqemeja zotëron disa biznese, në fushën e kërkimeve minerale, imobilare, të tansportit pulari, import prodhimesh mishi, etj.