• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar

December 21, 2024
in Blog

Nga Ilir Yzeiri

Teksti që kryeministri Edi Rama kishte përgatitur dhe e lexoi në Parlamentin e Kosovës, në takimin e përbashkët të të dy Kuvendeve, atij të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, do të duhej të ishte bërë temë diskutimi në nivel ekspertësh të gjeostrategjisë, të sigurisë kombëtare dhe të intelektualëve të të dyja anëve të kufirit, sepse, në atë tekst, Kryeministri i Shqipërisë, nga Prishtina, artikuloi disa teza kyçe që janë me rëndësi për perspektivën europiane të kombit shqiptar i cili, aktualisht, gjendet, në masë të madhe, veç të tjerash, edhe në dy shtete, në Shqipëri e Kosovë.

I konceptuar si një platformë gjithëpërfshirëse, ai tekst ishte ndërtuar me një kujdes të madh dhe zhvillohej si një zgjerim i platformës së hershme e të formuluar thjesht nga një prej politikanëve më të mëdhenj shqiptarë, Ibrahim Rugova, i cili, siç kujtoi në atë sallë Rama, pat bërë deklaratën monumentale « Objektivat e përbashkëta të Kosovës e Shqipërisë janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane ».

Pikërisht kjo pikënisje apo ky çelës i organizimit të tekstit e mbante Edi Ramën larg anësive apo keqkuptimeve që mund të lindnin në një rast të tillë dhe ua hiqte mundësinë edhe detraktorëve të tij që të shpallnin se ai po merrte rolin e mësuesit dhe të tjerët automatikisht të nxënësit. Kryeministri Rama paraqiti arritjet e Shqipërisë dhe përmendi sidomos faktin se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku NATO e BE po kryejnë tani edhe aktivitetet e tyre të mëdha, si për t’iu përgjigjur kështu Rugovës se amanetin e tij, kjo pjesë e shqiptarëve, e ka mbajtur.

Në fjalën e tij ai, ashtu siç pat bërë në Beograd, kur deklaroi në sy të Vuçiçit se Kosova është e pavarur dhe ju duhet ta njihni atë, edhe këtë radhë u sugjeroi vëllezërve të Prishtinës që ata të ngrijnë dialogun me Serbinë dhe të zgjedhin si partner të dialogut BE-në dhe SHBA-të, por duke u zotuar që të zbatojnë pa asnjë kusht rekomandimet e tyre. Dhe e fundit ishte qëndrimi dinjitoz për drejtuesit e lartë të UÇK-së.

Denoncimi dinjitoz që i ka bërë Rama Gjykatës Speciale është një gjë e njohur. Angazhimi i tij për të mos linçuar drejtuesit e lartë të Kosovës, po ashtu njihet, ndërsa artikulimi i kësaj çështjeje edhe në Parlamentin e Prishtinës e prishi status-quonë e papranueshme që është krijuar në politikën e Kosovës dhe sugjerimi i tij për t’i dalë në mbrojtje atyre burrave si një trupë e vetme politike shqiptare ishte një propozim dinjitoz dhe krejtësisht i paanshëm.

Teksti i Edi Ramës na zbuloi edhe një defekt që kemi ne shqiptarët në hapësirën ballkanike, që është mungesa e kohezionit politik e kombëtar. Ne nuk kemi një strategji të përbashkët kombëtare. Kjo sëmundje e vjetër që u kristalizua që në fund të shekullit të XIX e në fillim të shekullit XX, krijoi një hartë jo të bashkimit kombëtar por të përçarjes kombëtare. E gjitha kjo ndodhi sepse shqiptarët dhe elitat e asaj kohe nuk kishin një Perëndi të vetme ku të faleshin por i mbështesnin shpresat e tyre te fuqitë e jashtme.

Italia, Austro-Hungaria, Serbia, Greqia ishin vatrat që mbanin ndezur ambiciet e elitave politike shqiptare për të realizuar Pavarësinë. SHBA-të që u shfaqën në fillim të shekullit XX dhe elitat politike që erdhën prej andej, nuk patën jehonë dhe nuk zunë vend në moçalin e politikës shqiptare.

Pastaj erdhi diktatura, mbyllja. Pas viteve ’90, duket sikur janë rizgjuar edhe njëherë qelizat e asaj përçarjeje. Edi Rama është i vetmi udhëheqës shqiptar që nuk e ka lëkundur bindjen e tij dhe aleancën me SHBA-të dhe me Europën. Falë kësaj bindjeje ai sot është partneri më i besueshëm që kanë pasur ndonjëherë SHBA-të dhe BE-ja në Shqipëri dhe falë kësaj vetëdijeje e kësaj bindjeje, ai shqiptoi në Prishtinë tezën e ndërtuar nga Rugave se shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë duhet të bashkohen në BE dhe në aleancë permanente me SHBA-të.

Next Post

Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri!

VIDEO/ Buzhala: Mes Ramës dhe Kurtit qëndron Hashim Thaçi, UÇK dhe Amerika

Kur Sali Berisha denigronte Parlamentin: Nëse dëshironi, i'u a sjell edhe këtu Damir Fazlliç!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved