• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tërmeti shkatërrues në Greqi shkakton dëme kolosale në banesa, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e banorëve

May 19, 2023
in Diaspora

Banorët e Heraklionit nuk bënë gjumë mbrëmë për shkak të lëkundjeve që nisën kanë tronditur pjesën jugore të prefekturës duke kulmuar me tërmetin e fortë prej 5.1 të shkallës Rihter.

Thellësia fokale ishte 8.9 kilometra dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Rethymnon dhe në Kretën lindore. Zona vazhdoi të dridhej gjatë gjithë natës duke dhënë të paktën 25 pasgoditje.

Pak pas mesnatës së të enjtes, në zonën e Kaminias, në Heraklion, siç raportojnë dëshmitarët në Cretalive një pjesë betoni e çatisë u shemb nga një shtëpi, duke shkatërruar edhe një ballkon.
Sipas asaj që është bërë e ditur, në katin përdhes të këtij pallati jeton një familje që në atë kohë ndodhej brenda shtëpisë! Për fat të mirë, siç raportohet, nuk ka pasur të lënduar!

Ngjarja u regjistrua menjëherë pas tërmetit 5.1 Rihter që u ndje edhe në qytetin e Heraklion.
Në dy orët e para pas tërmetit me magnitudë 5.1 u regjistruan rreth 10 pasgoditje, nga të cilat tre kaluan magnitudën 3 (magnitudë 3.5 në 22:55, 3.1 në 23:33 dhe 3.2 në 23:51), ndërsa deri në orën 03:00 të premten në mëngjes, pasgoditjet kishin arritur në 18 me magnitudën më të fuqishme 4.3 që ndodhi në orën 02:53, sipas Institutit Gjeodinamik.

Në orën 02:20 kishte ndodhur pasgoditja e 17-të me magnitudë 3.9 Rihter, ndërsa i kishin paraprirë dy të tjera me të njëjtin intensitet.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhej 6 kilometra në jug-perëndim të Moiras në Heraklion, në të njëjtin vend ku ndodhi tërmeti 5.1 Rihter.

“Është ende herët për të thënë nëse është tërmeti kryesor”, tha për mediat greke presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, për tërmetin 5.1 Rihter që ndodhi natën e së enjtes 7 km në jug-jugperëndim nga Fatet e Heraklionit.

Nga ana e tij, sizmologu Gerasimos Papadopoulos, me postimin e tij në Facebook, theksoi se: “kërkohet monitorim dhe vlerësim shumë i kujdesshëm nga shkencëtarët dhe masa mbrojtëse nga autoritetet vendore, siç parashikohet në planin operacional EGLADOS”.

Next Post

Ish-ministri i Drejtësisë zbulon detaje të reja: Ja çfarë i tha Lefter Koka prokurorit që e mori në pyetje për Inceneratorin

Djallëzitë e qarqeve anti-shqiptare, që po modelojnë një minoritet fantazëm

Shpërthen deputeti 300-votësh Petrit Vasali: O të diskretituar, o gazetarë të blerë nga mafia, ne nuk kemi humbur

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved