Toka në vendin tonë nuk ka gjetur akoma qetësi pas tërmetit të fortë 26 nëntorit.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jane regjistruar 9 lëkundje tërmeti nga orët e vona të natës deri në orën 07:07 të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht magnituda e tyre ka qenë e ulët, në krahasim me tërmetin, që shkaktoi 50 viktima.
Lëkundja me magnitudën më të fortë ka qenë ajo po me epiqendër ne Lalëz, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16.
50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.