• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tosi Lubonja flet për vete dhe shokët e tij: Rama s’pyet për ne “plehrat e delet”! Ai do pushtet të përjetshëm si Enveri, s’pyet për ndërkombëtarët

July 15, 2020
in Aktualitet, Debat

Fatos Lubonja ka bërë një analizë te Panorama, për propozimet e fundit të opozitës parlamentare, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lubonja ia vesh Ramës këtë kërkesë dhe thotë se ai kërkon pushtet të përjetshëm si Enver Hoxha.

Sipas tij, tashmë Rama për të realizuar qëllimin e vet, nuk pyet më as ndërkombëtarët.

“Në pikën ku kemi arritur duke ecur mbi dërrasat e shumta të kalbura të Ramës, vendimi i tij për të mos lejuar koalicione si manovër për të mos ia lëshuar me asnjë çmim qeverinë opozitës, vjen si pasojë e një procesi ku pushteti i krimit nuk mund të pranojë mundësinë e një qeverie tjetër, të ngritur nga një opozitë që ka denoncuar simbiozën e krimit me politikën, me Policinë e Shtetit, pastrimin prej tij të parave të pista nëpërmjet lejeve të ndërtimit apo koncesioneve, kanabizimin e vendit etj., etj.

Ne e kemi parë se sa ka vuajtur Rama për t’i përgënjeshtruar këto, se sa të madhe e ka pasur dhe e ka vullnetin që zhduk fare nga skena të gjithë “kazanët”, “plehrat”, “shpifësit” e “delet” që i thonë këto gjëra, deri edhe t’u bërtasë ndërkombëtarëve “gënjeshtra!”, “gënjeshtra!” kur ia kanë përmendur. Kjo që po bën është përpjekja për realizimin përfundimtar të këtij vullneti.

Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin europian ku vepron, nuk mund t’ia lejojë vetes ndryshimin deri në atë pikë të Kushtetutës, sa të shpallë Rilindjen si partinë e vetme udhëheqëse të jetës politike të vendit. “De facto” ai këtë synon, por “de jure” kërkon ta arrijë këtë nëpërmjet një ndryshimi kushtetues që i mundëson të fitojë përsëri. Hapi tjetër vjen më vonë.

“Kjo do ta vendoste Parlamentin Shqiptar dhe shumicën qeverisëse, përfshirë Kryeministrin, kundër vendimit të të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe do të vinte në veçanti në pikëpyetje perspektivën e Shqipërisë në BE”, deklaroi zv.kryetari i Grupit të CDU-CSU, Wadephul, “Populli shqiptar nuk e meriton këtë”.

Duket se edhe Wadephul mendon që thënia “Populli ka qeverinë që meriton” nuk është ashtu dhe aq e vërtetë, përderisa ne durojmë ende këtë qeveri. Duke e konsideruar aktin e Ramës si “kundër” BE-së, ai paralajmëron braktisjen e mbështetjes europiane ndaj qeverisë Rama, duke na vënë kështu përpara pikëpyetjes: A është më e vërtetë thënia se populli shqiptar ka qeverinë që mbështesin ndërkombëtarët, apo se ka qeverinë që i imponon (edhe ndërkombëtarëve) sistemi kriminal i pushtetit, që ndihet më i sigurt kur ecën mbi dërrasa të kalbura?”, shkruan Lubonja.

Next Post

“Oj none oj none si qenka vendi këtu”! Plaku dixhital Sali bie viktimë e Tik-Tok: Publikon pamjet nga bota me zë të montuar në shqip dhe i shndërron boronicat e luleshtrydhet në kanabis!

Aktakuza nga Haga/ Flet ish- zëdhënësi i DASH për luftën në Kosovë: S’ka fakte, krenar që punova me Hashim Thaçin

PS tallet me Presidentin e dekoratave: Meta mund t’ia lërë vendin kryetarit të PD-së se e bënë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved