Policia në Vankuver njoftoi se incidenti gjatë festivalit të rrugës në atë qytet, ku sipas mediave humbën jetën të paktën tetë persona, nuk ishte akt terrorist.
“Tani ne jemi të bindur se ky incident nuk ishte një akt terrorist”, tha policia e Vankuverit në një deklaratë të postuar në Platformën X.
Dëshmitari okular Joseb Wardeh, i tha BBC News se ai pa makinën të futej në turmë në festivalin e rrugës.
Wardeh tha se performanca e fundit live e festivalit të ditës, e cila ishte ngjarja kryesore, sapo kishte përfunduar kur makina përshkoi një rrugë të ngushtë përtej një kamioni të ushqimit të shpejtë, “plotësisht drejt, drejt mes turmës”, me rreth 100 kilometra në orë.
Ai tha se shoferi u ndal dhe u përpoq të ikte, por njerëzit që ishin aty pranë e kapën.
“Pashë vetëm trupa nën kamion ushqimor dhe burra që qanin për gratë ose fëmijët e tyre, ishte thjesht e tmerrshme”, tha Wardeh, duke shtuar se shoferi vrau disa nga klientët e tij.