Partia Demokratike duket se e ka të vështirë të zgjedhje një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Që prej emërimit të Ogerta Manastirliut si kandidate e PS-së, mediat i kanë kërkuar Sali Berishës, se cili do të jetë kandidati demokrat për kryeqytetin.
Dhe, në të gjitha përgjigjet, ai thotë se kanë plot kandidatë, por në fakt, deri më tani nuk thotë dot asnjë emër.
Dy më të përfolurit dhe më të pëlqyerit nga PD, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, e kanë përjashtuar mundësinë për të kandiduar për këto zgjedhje.
I pari thotë se është për një projekt më afatgjatë dhe nuk kandidon për vetëm një vit (edhe pse në fakt, askush nuk e pengon të rikandidojë pas një viti, nëse fiton), ndërsa e dyta thotë se i është përkushtuar jetës parlamentare.
Ndaj, deri më tani, PD-së i kanë mbetur vetëm tri emra, të cilët në fakt, janë vetëshpallur si kandidatë.
I pari është Kujtim Gjuzi, që tha se brenda 38 ditëve do t’i hiqte “non gratën” nga SHBA, Sali Berishës, nëse ai e kandidon për Tiranën.
E dyta është Adriana Kalaja, e cila ka premtuar se do iu vëjë tritolin kullave në Tiranë.
Dhe i treti, djali i Fahri Balliut, Klevisi.
Tri kandidatura vërtet serioze!