Adriana Kalaja, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, ka shpërndarë një reagim në rrjetet sociale, duke iu drejtuar mbështetësve të opozitës me tone të ashpra.
Kalaja shprehet se nuk duhet të rrijnë duke qarë “para antishqiptarëve”, por të marrin forcë dhe të reagojnë. “Unë isha vetëm, e nuk i lejova 50 policë”, shkruan ajo, duke shtuar se sipas saj “bastardët veprojnë se i lejoni”.
“Mos rrini duke qarë para antishqiptarëve se, nuk zgjidhni asgjë.
Madje i jepji më shumë forcë.
Merini zvarrë.
Unë isha vetëm, e nuk i lejova 50 policë.
Bastardët veprojnë se i lejoni.
Tregojini vendin siç e meritojnë ata që ju prekin nderin.
Aq më shumë nëse bëheni bashkë.
Mbroni familjen dhe pronën tuaj me vepra, jo me fjalë.
Edhe me gjak po u desht.
Çfarë Ju duhet jeta kur Ju kanë marë gjithë “gjakun” që keni derdhur prej 35 vitesh?
Bashkë me të dhe burrërinë.
Sidomos, Ju që i keni dhënë votën.
Kaq.” -shkruan Kalaja.