• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Trimi” i SHQUP-it Genc Pollo të shkrinë së qeshuri: Edhe mua më bënë presion, por unë i tregova vendin Turqisë dhe Erdoganit

August 15, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Genc Pollo ka botuar sot një koment, pas debatit për ngritjen e një memoriali turk në Tiranë.

Ai thotë se ambasadori turk, në emër të Erdogan, i ka bërë presion edhe atij për mbylljen e shkollave të Gylenit në Shqipëri, por ai i ka treguar atij “vendin”.

“Ambasadori turk, Hidajet Bajraktar, një burrë shtatmesëm, i qeshur e shoqëror erdhi të më takonte pak kohë mbas 15 korrikut 2016, ditës kur segmente të Ushtrisë tentuan pa sukses e përgjakshëm të rrëzonin organet kushtetuese të Turqisë.

Zoti Bajraktar, për të cilin kisha dëgjuar se i përkiste rrymës politike Republikane të themeluesit të Turqisë post-otomane, Mustafa Qemal Ataturkut, ishte një njeri i hapur e i përzemërt; me të mund të flisje fare mirë përtej zhguallit zyrtar që mund të kishin bashkëbiseduesit.

Kështu folëm edhe kur erdhi të më takonte në Kuvend si kryetar i Komisionit për Edukimin dhe të përcillte kërkesën e Ankarasë për mbylljen e institucioneve arsimore, që mund të ishin të afërta me lëvizjen Hyzmet të Fetulla Gylenit. Në vijim, ai do t’ia paraqiste këtë kërkesë qeverisë tonë.

Përgjigjen time mund ta merrni me mend: megjithëse Komisioni kuvendor, si dhe opozita brenda tij, nuk kishin rol në një procedurë eventuale, ligji parashikon rregulla të qarta për mbylljen e institucioneve private të arsimit të lartë, kryesisht me natyrë arsimore e financiare.

Ligji duhej respektuar dhe në bazë të tij zor se mbylleshin shkollat e Gylenit; ose duhej provuar se këto shkolla përbënin rrezik akut për sigurinë kombëtare e më gjerë, çka prapë dukej e vështirë. E informova gjithashtu, për të dalë nga ndonjë konflikt i mundshëm interesi, se një pjesë syresh ishin licencuar nga unë kur shërbeja si ministër Arsimi.

Me ambasadorin Bajraktar u ndava miqësisht dhe në takime të tjera folëm sërish edhe për gylenistët e Turqisë, dhe ai kishte vërtetë goxha antipati për ta, por nuk diskutuam më mbi shkollat e tyre në Shqipëri.

Dhjetë ditë më pas, gjatë seancës plenare, ne kafenenë e deputetëve fola veçmas me ministren e Arsimit; i tregova për bisedën time me turkun dhe e pyeta nëse e njëjta qasje ishte bërë ndaj asaj. Ajo e konfirmoi kërkesën e ambasadorit duke shtuar se shkollave në fjalë nuk mund t’u ndodhte, pasi ligji i mbronte dhe se ky ishte qëndrimi i qeverisë”, shkruan Pollo në komentin e tij.(TemA)

Next Post

Liverpooli fiton Superkupën e Europës

RD (Berisha) i sulet Topallit: Një grua e shpërfyturuar, që është kthyer në pastruese të “Rilindjes” dhe që e tund Rama. Je kartë e djegur

Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, boshllëku në zemër i krijuar nga mungesa e babait, sërish të dhemb…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved