• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tritan Kalo: Ardhja e vjeshtës do të shtojë rastet e infeksioneve, të vaksinohen të parët të moshuarit dhe mjekët

September 29, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Temperaturat e larta të verës nuk mundën të ulnin numrin e të infektuarve me koronavirus, por ardhja e vjeshtës e shton më shumë rrezikun.

Kështu është shprehur dje mjeku i njohur Tritan Kalo,i cilin përmes një postimi në Facebook shkruan se me ardhjen e stinës së vjeshtës shtohen në qarkullim edhe infeksione të shumta virale që ecin paralelisht me infektimet e Covid-19 . Kalo shprehet se në shfaqjen e tyre klinike janë të ngjashëm me infeksionin nga koronavirusi.

Mjeku bëri me dije se ndryshimet e temperaturës, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura dhe rihapja e aktiviteteve do të ndikojnë në shtimin e rasteve të infeksioneve. “Vjeshta që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Covid-19, por së bashku me to shtohen në qarkullim edhe infeksione të shumta virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Covid-19.

Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjienizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve”, u shpreh ai.

Kalo tregoi më tej se, personat me sëmundje kronike, lëndime imunitare dhe personeli i përkujdesit shëndetësor janë ata që iu këshillohet me përparësi vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit. Ndërsa për personat e tjerë ai këshilloi shtim të vigjilencës dhe zbatim të rregullave për distancim social dhe tha se shërimi do të jetë më i shpejtë.

“Shërimi është i shpejtë për 4-7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imunitare, në të cilët ecuria e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste.

Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shëndetësor, ata/ ato të cilëve u këshillohet me përparësi vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit”, deklaron ai.

Next Post

Meta në mbrojtje të magazinës "Teatri Popullorë"! Kërcënon në të ardhmen...kur të vijë Mona në qeveri: Akte barbarie, gjithçka është mbajtur shënim dhe askush s’ka për t’i shpëtuar drejtësisë!

PS dhe PD përplasen për draftin e “zgjedhores”: Balla rrëzon kërkesën për koalicionet, Bylykbashi sqaron propozimet

Rama ironizon komentuesin dhe deklaratat e Metës: Shko mbroje me Liken e Saliun detin, bjeri nga Vjosa se ke dhe Lulin e Monikën me kanoe

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved